Bill Gates: E paralajmërova presidentin Trump për rrezikun e pandemisë

Bill Gates: E paralajmërova presidentin Trump për rrezikun e pandemisë

Bill Gates

Themeluesi dhe miliarderi i Microsoft, Bill Gates, tha se ai u përpoq të paralajmërojë presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për rreziqet e një shpërthimi viral menjëherë pas garës presidenciale në vitin 2016, por ndihet fajtor pse nuk ishte më këmbëngulës.

“Zgjodha të flas rreth këtij rreziku pandemik kur u takova me njerëz të rëndësishëm në Evropë, në SHBA, në mbarë botën.” – i tha ai Wall Street Journal në një intervistë të botuar të hënën, duke shpjeguar se ai madje ia theksoi çështjen presidentit amerikan gjatë një takimi në dhjetor 2016 në Trump Tower.

Lexoni: Bill Gates parashikoi virusin në 2015, ja ç’thotë ai tani

“Ndihem keq. I gjithë qëllimi për të folur rreth kësaj ishte se ne mund të vepronim dhe të minimizonim dëmin. Unë do të dëshiroja të kisha bërë më shumë për të tërhequr vëmendjen ndaj rrezikut.” – tha Gates.

Miliarderi Gates thotë se ndërsa shumë liderë botërorë ranë dakord me këshillat e tij në parim, pak prej tyre morën ndonjë veprim për t’u përgatitur, duke e bërë atë të fillonte të kërkonte zgjidhje të mundshme më vete.

Përmes fondacionit ‘Bill dhe Melinda Gates’, i themeluar në vitin 2000, sipërmarrësi i teknologjisë dhe gruaja e tij kanë marrë vëmendjen mes një numri krizash të ngutshme shëndetësore në të gjithë botën, duke përfshirë financimin e trajtimeve për viruset Ebola dhe Zika dhe tani duke lehtësuar efektet e Covid19.

Fondacioni ka shpenzuar rreth 300 milionë dollarë për të luftuar sëmundjen, që Gates e quan “gjëja më dramatike ndonjëherë në jetën time”, me shpresë se do të zbulohet përfundimisht një vaksinë.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0