Bill Gates duke pritur në rradhë për një hamburger. Foto që u bë virale në rrjet

Bill Gates duke pritur në rradhë për një hamburger. Foto që u bë virale në rrjet


Bill Gates vlen rreth 100 miliardë dollarë, por paratë nuk ia japin favorin të dalë i pari në radhë.

Një foto virale e postuar në Facebook tregon bashkëthemeluesin e Microsoft që qëndron në rradhë në Dick’s Drive-In, një restorant fast food në zonën e Seattle. Këtë e dini tashmë, por kush fshihet pas fotos? 

Mika Galos, e postoi foton në Facebook, duke thënë se është kapur nga një i njohur, i cili më parë punonte për Microsoft.

Ai gjithashtu komenton se e ka hasur dhe më parë Gates në pika të ndryshme fast-food dhe restorante tailandeze.

Kur vlen rreth 100,000,000,000 dollarë, drejton qendrën e bamirësisë më të madhe në historinë e botës dhe qëndron në rradhë për një hamburger, patate të skuqura dhe Coca-Cola si të tjerëve …

“Bill nuk kërkon shumë vëmendje dhe në përgjithësi është miqësor, por e kupton që është dhe pak i famshëm,” shkruan ai.

Vërtet paraja nuk do të thotë privilegj apo Bill Gates është njeri i thjesht?

Foto është shpërndarë më shumë se 18,000 herë që nga data e publikimit.

/CTV

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0