Bilgen Aldan, CEO e ALBtelecom e para grua në krye të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë - Business Magazine Albania

Bilgen Aldan, CEO e ALBtelecom e para grua në krye të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë

Bilgen Aldan, Drejtoresha e Përgjithshme e ALBtelecom është zgjedhur ditën e djeshme, gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme, Kryetare e Bordit Ekzekutiv të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë. Emërimi i Znj. Aldan shënon një moment historik për ICC Albania, duke u bërë gruaja e parë që kryeson këtë organizatë biznesi.

Bilgen Aldan iu bashkua ALBtelecom në muajin shkurt 2021, pas përvojës në industri të tilla si telekomunikacioni, sistemi bankar dhe mediat digjitale në Turqi. 

Në fjalën e saj pas emërimit Znj. Aldan u shpreh:
“Jam shumë e nderuar dhe e  kënaqur dhe që jam zgjedhur Kryetare e Bordit Ekzekutiv i ICC Albania. Së bashku me Bordin do të përdorim të gjitha energjitë tona për të promovuar dhe mbrojtur interesat e bizneseve, duke synuar përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.”

Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë është forumi më i madh i kompanive të biznesit dhe drejtuesve të suksesshëm në tregun shqiptar dhe kryesimi i tij nga një grua shënon një tjetër progres për vetë kontributin e gruas në vendimarrje në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0