Biletat e udhëtimit, ende përmes agjensive

Biletat e udhëtimit, ende përmes agjensive


Sipas një ankete të zhvilluar, prezantuar në Koferencën Ndërkombëtare të Inovacionit dhe Marketingut, 45% e të intervistuarve në Shqipëri zgjedhin rezervimin online dhe 55% atë me agjensi.

Analiza e të dhënave tregoi se kryesisht rezervimi online kryhej nga njerëz të moshës nën 30 vjeç. Ndërsa, grupmosha mbi 40 vjeç masivisht përdorin agjensitë e udhëtimit. Mbi 40 vjeç, 71% përdorin agjensitë dhe vetëm 29% rezervimin online.

Rezultatet tregojnë që rezervimi online është më i përdorshëm prej të rinjve, pasi kjo grupmoshë është dhe më e familjarizuar me inovacionin dhe aplikacionet e ndryshme.

Donatela Osmënaj, eksperte në fushën e teknologjisë dhe informacionit, tregon se pavarësisht vendimit të tyre, udhëtarët duhet të jenë të mirëinformuar për të mirat e njërës apo tjetrës mënyrë për të rezervuar biletën e udhëtimit.

Rezervimi online, sipas saj, ka disavantazhet e veta, për të cilat konsumatori nuk është gjithmonë i ndërgjegjshëm. Në rezervimet online mund të dalin kombinime, të cilat nuk janë të sigurta nëse mund të kapin connection, në ndryshim nga ai me GDS/Global Distribution System, i cili pasqyron vetëm fluturimet e sigurta. Gjithashtu, në rezervimin online, ndryshe nga sistemet nuk mund ta ruash çmimin dhe të ndryshosh rezervimin me qëllim kapjen e një klase me çmim më të arsyeshëm.

Rezervimi online nuk të lejon të bësh voidticket (anulim të biletës) ndërkohë që sistemet ta lejojnë pa asnjë penalitet brenda ditës. Në këtë mënyrë ne mund të themi që adoptimi i këtyre mekanizmave TIK në linjat ajrore rrit reputacionin dhe besueshmërinë kundrejt klientëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0