Bien të ardhurat nga mineralet. Ndëshkohen eksportet e naftës dhe të kromit - Business Magazine Albania

Bien të ardhurat nga mineralet. Ndëshkohen eksportet e naftës dhe të kromit


Ulja e çmimeve të mineraleve dhe naftës në tregjet ndërkombëtare po ndikon drejtpërdrejt dhe negativisht në të ardhurat nga renta minera. Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat në buxhet nga kjo taksë shënuan tkurrje në rreth 9% për tremujorin Janar-Mars.

Në bazë të statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të ardhurat nga renta minerare arritën si tremujor në vlerën 536 milionë lekë, nga 626 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga renta minerare kanë pësuar një rënie të ndjeshme në vitet e fundit. Nëse në vitin 2014 të ardhurat ishin 61.20 milionë dollarë, në vitin 2015 të ardhurat paraprake gati u përgjysmuan në 32 milionë dollarë, ndërsa për këtë vit parashikimet janë rreth 22 milionë dollarë.

Sot numërohen rreth 600 leje minerare gjithsej. Sipas statistikave, 64% e lejeve minerare janë për shfrytëzimin e kromit, ndërsa zona me përqëndrimin kryesor të lejeve minerare është Bulqiza.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0