Prej dites se diele ne mbremje serveri i Thesarit, permes te cilit shteti shqiptar kryen te gjitha pagesat nuk funksionon. Top Channel ka mesuar se, per shkak te bllokimit te tij, pjesa derrmuese e pagesave nga buxheti jane te bllokuara, nderkohe qe ne faqen zyrtare te Thesarit, pagesat e fundit jane ato te dates 3 Prill, pra qe te premten e kaluar.
Burime konfidenciale thane per Top Channel se, aktualisht Thesari kryen vetem pagesat per borxhin e jashtem, permes nje procedure te jashtezakonshme nga llogaria e Bankes se Shqiperise, ndersa te gjithe pagesat e tjera aktualisht nuk mund te realizohen.
Sipas tyre, aktualisht serveri eshte marre nga ekspertet e Agjencise Kombetare te Shoqerise se Informacionit, pas deshtimeve per rivenien ne funksion te tij. Top Channel kontaktoi me Agjencine Kombetare te Informacionit, por kjo e fundit refuzoi te komentoje mbi kete çeshtje.
Nga ana tjeter, Top Channel kontaktoi edhe me Ministrine e Financave, e cila konfirmoi zyrarisht se serveri nuk eshte ne pune per momentin, por e motivoi kete me shpernguljen fizike te tij nga nje ambient ne nje tjeter me te sigurt, duke mohuar qe te kete difekt. Zyrtarisht, Ministria thote se nje pjese e pagesave po kryhen permes Bankes se Shqiperise dhe se, shume shpejt serveri do rivihet ne funksion.
Por çfare ka ndodhur me serverin e Thesarit?
Burimet zyrtare thane se, te dielen ne mbremje, per shkak te shkeputjes se shpeshte te energjise, dy kondicioneret qe ndihmojne ne ruajtjen e temperatures fikse ne dhomen e serverit jane djegur. Per kete shkak, temperatura eshte rritur me te pakten 10 grade me teper, duke bere qe nje nga pajisjet, qe sigurojne mbarevajtjen e serverit, i quajtur “Controller”, te pesoje edhe ai avari dhe te digjet.
Djegia e “Controller”-it ka bere qe serveri te hyje ne situaten e quajtur “safe mode”. Burimet shpjeguan se serveri eshte i paprekur, eshte i ndezur, te dhenat qe lidhen me pagesat dhe gjithe veprimet financiare te shtetit jane ne gjendje te paprekur, por djegia dhe mungesa e pajisjes “controller” ka bere qe ai te mos lidhet me asnje nga 36 deget e Thesarit, dhe te mos kryeje asnje veprim.
Sipas burimeve zyrtare, pajisja e djegur nuk gjendet ne Shqiperi, prandaj eshte porositur dhe brenda dy diteve ajo do te mberrije, ne menyre qe te rindeze ne gjendje normale dhe te vere ne funksion serverin e Thesarit te shtetit shqiptar.
Blerja dhe instalimi i nje serveri te ri ka qene nje nga kushtet e vendosura ne marreveshjen e FMN-se me Qeverine shqiptare. Afati per permbushjen e tij ishte ne Shtator te 2014-s, por siç tregon dokumenti zyrtar i FMN-se, Ministria e Financave nuk e realizoi per shkak te shtyrjes apo deshtimit te tenderit. Pas deshtimit, blerja e serverit te ri te Thesarit, i cili duhet te integrohej me ate te Tatimeve, u shty per tremujorin e pare te ketij viti. Por serish kushti nuk eshte permbushur ende.
Gazeta Tema
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.