Spanja ka mbyllur për një kohë të shkurtër hapësirën e saj ajore mbi krahinën verilindore të Katalonjës dhe tre krahinave të tjera pasi mbi territorin e saj pritej të kalonin mbetjet e një rakete kineze për të cilën mediat e huaja raportuan se kishte dalë jashtë kontrollit. “Për shkak të rrezikut që shoqëron kalimin e objektit hapësirnor cz5b në hapësirën ajore spanjolle, ndërpriten fluturimet nga ora 09:38 deri në 10:18 të këtij mëngjesi në katalonjë dhe komunitete të tjera”, bëri të ditur Shërbimi Kombëtar i Emergjencave të vendit në llogarinë e tij në twitter.
Long March CZ-5B), raketa më e fuqishme e Kinës, u nis në datën 31 tetor nga jugu i Kinës për të dorëzuar modulin e fundit të stacionit hapësinor kinez që është aktualisht në ndërtim e sipër .
Shërbimi europian i vëzhgimit dhe gjurmimit hapësinor u shpreh se pas rihyrjes të objektit në atmosferën e tokës, mbetje të tij mund binin në mes të Atlantikut, por gjithashtu paralajmëruan se Spanja veriore, Portuagalia dhe Italia e jugut ishin brenda trajektores së mundshme të raketës. “Parashikimit megjithatë nuk janë të sigurta, dhe një vlerësim më i mirë do të jetë im mundur kur mjeti të rihyjë në atmosferë, tha ky shërbim. Raketa kineze CZ-5B ndërkohë rihyri në atmosferë dhe ka rënë në jug të Oqeanit Paqësor Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i komandës hapësinore të Shteteve të Bashkuara.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.