‘Bie’ kufiri me Kosovën, leja e kalimit vetëm online tek e-Albania - Business Magazine Albania

‘Bie’ kufiri me Kosovën, leja e kalimit vetëm online tek e-Albania

Nga 12 qershori i këtij viti hyri në fuqi regjimi i lirë i trafikut në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim lehtësimin e qarkullimit lokal kufitar në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të qeverive të dy vendeve tona.

 Banorët e zonës në kufi me Kosovën do të lejohen të kalojnë kufirin tokësor duke paraqitur dokumente identifikuese standarde, mes të cilave edhe Leja e Kalimit Kufitar Lokal, për të cilin aplikohet e më pas sigurohet nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.

Mes 1240 shërbimeve të institucioneve publike, rishtazi është shtuar edhe shërbimi që përdoruesit e e-Albania e gjejnë me emërtimin “Leje Kalimi Kufitar Lokal” (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15046). Nëpërmjet këtij shërbimi, vetëm banorët pranë kufirit mund të aplikojnë për t’u pajisur me lejen e kalimit, me anë të një procedure të thjeshtë elektronike, që si kërkesë të vetme ka ngarkimin e katër dokumenteve:

  • Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (pasaportë, kartë identiteti);
  • Një fotografi (47mmX36mm), të bërë jo më përpara se 6 muaj nga data e aplikimit;
  • Deklarata individuale mbi motivin e kalimit dhe qëndrimit në Zonën Kufitare, Shqipëri;
  • Deklaratë/autorizimi.

Brenda një afati 30-ditor, aplikantëve që u aprovohet kërkesa, pajisen me lejen e posaçme që e gjejnë në rubrikën “Dokumentet e mia” në llogarinë personale në e-Albania. Edhe për ata qytetarë, të cilëve u refuzohet aplikimi, strukturat e Policisë së Shtetit që merren me trajtimin e rasteve, do të njoftojnë aplikantët për arsyet e refuzimit.

Leje Kalimi Kufitar Lokal ka një afat vlefshmërie 5-vjeçare dhe procedura aplikuese kryhet kundrejt asnjë detyrimi monetar.

Ky zhvillim i ri për lëvizjen e lehtësuar të qytetarëve këtej dhe andej kufirit u mundësua falë një marrëveshjeje të firmosur më 26 nëntor 2021 mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, që parashikon ekzistencën e një entiteti territorial-administrativ. Përfitues janë banorët e qyteteve dhe fshatrave të cilat ndodhen në rrezen 30 kilometra nga kufiri, të cilët mund të udhëtojnë dhe qëndrojnë në zonën kufitare jo më shumë se 90 ditë, brenda 180 ditëve kalendarike. shqiptarja.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0