Biden i jep siguri bizneseve: Banka Qëndrore do ta “luftojë” rritjen e çmimeve. Vazhdoni të punësoni - Business Magazine Albania

Biden i jep siguri bizneseve: Banka Qëndrore do ta “luftojë” rritjen e çmimeve. Vazhdoni të punësoni

Me inflacionin e lartë të SHBA dhe Rezervën Federale që pritet të rrisë normat e interesit brenda muajve, Presidenti Joe Biden tha të premten se kishte besim në aftësinë e bankës qendrore për të menaxhuar rritjen e çmimeve duke siguruar bizneset të vazhdojnë të punësojnë.

“Dua të jem i qartë: kam besim se Rezerva Federale do të veprojë për të arritur qëllimet e tyre të dyfishta të punësimit të plotë dhe çmimeve të qëndrueshme dhe të sigurohet që rritjet e çmimeve të mos mbeten afatgjata, me pavarësinë që u nevojitet.” tha presidenti në Shtëpinë e Bardhë.

Ai foli pas publikimit të raportit të punësimit të Departamentit të Punës në dhjetor, i cili tregoi një shifër zhgënjyese prej 199,000 vendesh pune të shtuara në muajin e fundit të vitit, por shkalla e papunësisë u ul në 3.9 për qind, jo shumë larg nivelit ku ishte përpara pandemisë Covid-19.

Banka Qëndrore Amerikane padyshim po i kushton vëmendje të madhe raportit, pasi politikëbërësit e udhëhequr nga kryetari Jerome Powell diskutojnë se si të luftojnë rritjen e inflacionit që ka shtyrë çmimet e konsumit në nivelet më të larta të disa dekadave pa mbytur rimëkëmbjen e tregut të punës nga kolapsi i tij në 2020.

Lexo edhe: Inflacioni në Itali kap normën më të lartë në 10 vite. Rritje e fortë dhe në Spanjë

Në takimin e politikave të saj muajin e kaluar, zyrtarët e FED sinjalizuan deri në tre rritje të normave në vitin 2022 dhe minutat nga konferenca e publikuar këtë javë i treguan ata gati për të lëvizur edhe më agresivisht kundër inflacionit, nëse është e nevojshme.

Zyrtarët gjithashtu besuan se ekonomia po i afrohej punësimit të plotë, nëse nuk ishte tashmë atje, megjithëse ata gjithashtu ishin të kujdesshëm ndaj variantit Omicron të Covid-19, i cili ka shkaktuar rritje të rasteve të reja javët e fundit, thuhet në procesverbal.

Ndërsa punësimi i përgjithshëm ishte nën parashikimin e analistëve muajin e kaluar, të dhënat e Departamentit të Punës treguan se ekonomia shtoi 6.4 milionë vende pune në vitin 2021, me shkallën e papunësisë që përfundonte vitin afër nivelit të saj 3.5 për qind të para pandemisë.

Në nëntor, Biden, një demokrat, emëroi Powell për një mandat të dytë në detyrë, pavarësisht dëshirave të disa prej aleatëve të presidentit për të kaluar karrigen republikane për një kandidat më progresiv.

AFP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0