Biçikleta që kushton më shumë se një Ferrari

Biçikleta që kushton më shumë se një Ferrari


Kompania «Goldgenie» , ka prodhuar një biçikletë me flori 24 karatësh që është shitur për 250,000 paund (327,970 dollarë). Kjo është biçikleta më e bukur dhe më e shtrenjtë në botë. Ajo është unike dhe kushton më shumë se një Ferrari.

E stolisur me diamante, biçikleta është e veshur me një shtresë prej ari 24 karat, nga maja e timonit deri te rrotat dhe çdo pjesë tjetër në mes, duke përfshirë çdo kreshtë të zinxhirit.

Korniza e biçikletës është ndërtuar me alumin, ndërsa mbulimi me flori është bërë falë një procesi të quajtur electroplating.

Kompania gjithashtu transformon buqetat me trëndafila në buqeta floriri.

/Luxuo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0