Besart Çopa, shqiptari që dëshiron të ndryshojë mënyrën se si Gen Z bën blerje online - Business Magazine Albania

Besart Çopa, shqiptari që dëshiron të ndryshojë mënyrën se si Gen Z bën blerje online

Besart Çopa, shqiptari që dëshiron të ndryshojë mënyrën se si Gen Z bën blerje online

Udhëtimi i Besart Çopas drejt botës së startup-eve në e-commerce nuk nisi nga dëshira për të hyrë në industrinë më fitimprurëse, por nga një nevojë e thjeshtë dhe reale që ai vetë përjetoi.
Në verën e vitit 2021, ndërsa kërkonte produkte online për dimrin, ai vuri re se procesi për të ruajtur artikujt e preferuar dhe për të ndjekur uljet ishte i lodhshëm. “Nëse diçka që dua bie me 30%, me siguri do ta blej. Por shpesh e kupton vetëm në momentin e pagesës. Doja një mënyrë të thjeshtë për t’i ruajtur produktet që më pëlqejnë në një ndërfaqe të pastër dhe intuitive,” kujton Besarti.

Nga kjo ide lindi Chestr, një startup inovativ për lista dëshirash, të cilin ai e bashkëthemeloi në vitin 2022. Me qendër në Uashington DC, Chestr lejon përdoruesit të ruajnë produkte nga çdo faqe online me një klik dhe t’i ndajnë me komunitetin e tyre përmes profileve personale, duke e kthyer procesin e blerjes në një përvojë sociale dhe interaktive. “Në thelb, po shtojmë një shtresë sociale mbi blerjet online, me fokus te Gen Z. Shumë njerëz i ruajnë produktet me screenshote ose në Pinterest. Ne po e bëjmë këtë proces praktik, të lehtë dhe më personal,” shpjegon themeluesi shqiptar.

Vizioni i Besartit dhe bashkëthemeluesit të tij, Isaac Fung, ka tërhequr edhe vëmendjen e investitorëve. Vitin e kaluar, Chestr siguroi 625 mijë dollarë në një raund para-seed të udhëhequr nga fondi Neo, me bazë në San Francisko. Tani, startup-i po përgatitet për një raund të ri investimi, me synim zgjerimin e mjetit dhe zhvillimin e komunitetit të krijuesve të përmbajtjes. “Pas raundit të ardhshëm, do të fokusohemi në përmirësimin e platformës dhe në rritjen e përdoruesve, sidomos tek krijuesit e rinj të përmbajtjeve që mund të kthehen në ndikues realë të blerjeve,” shton ai.

Lexo edhe: Besart Çopa, 19 vjeçari që po ndihmon studentët shqiptarë të marrin bursa ndërkombëtare

Si blen Gen Z?

Të dhënat flasin qartë: 52% e të rinjve të Gen Z preferojnë blerjet online, dhe 70% presin uljet para se të blejnë. Rrjetet sociale janë kanali kryesor i ndikimit,  38% njihen me produkte të reja përmes reklamave, ndërsa 33% përmes postimeve të zakonshme. Sipas Besartit, kjo do të thellojë nevojën për rekomandime të personalizuara dhe me cilësi të lartë. “Njerëzit duan zgjedhje. Asnjë AI nuk do të mund të të thotë ‘kjo është e vetmja këmishë që do veshësh për gjithë jetën’. Ne gjithmonë do të kërkojmë opsione të reja,” shprehet ai me humor.

Chestr planifikon të bashkëpunojë me marka të ndryshme për t’u ofruar atyre analiza të sjelljes së konsumatorëve, ndërkohë që synon të mbështesë influencer-ët e vegjël dhe të mesëm përmes programit Chestr Creator Fund, që do t’i shpërblejë për kontributin në rritjen e shitjeve.
“Ne duam që Chestr të bëhet një asistent inteligjent i blerjeve – një mjet që të ndihmon të ruash produkte, të gjesh kupona, dhe të zbulosh rekomandime të vlefshme për çdo kategori,” përshkruan Besarti.

Edhe pse aktualisht fokusi është në SHBA dhe Evropën Perëndimore, ai nuk e fsheh dëshirën për ta parë këtë qasje edhe në Shqipëri e rajon. “Ekziston një mundësi e madhe për një version më buxhetor të Amazon për Ballkanin, që të ndërtojë besim dhe të ofrojë një eksperiencë të re për konsumatorët,” përfundon ai.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0