BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për Women Startup Competition Albania - Business Magazine Albania

BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për Women Startup Competition Albania

Qendra Kallz, inkubator i certifikuar nga ministria e Sipërmarrjes, ka hapur thirrjen për programin e trajnimit dhe mentorimit për 50 startupe që drejtohen nga gra dhe vajza.

Programi synon të fuqizojë startupet, duke punuar me themeluesit për të konsoliduar idenë e biznesit. Përmes një programi trajnimi dhe mentorimi 1 mujor, startupet do të mund të përgatiten për të konkuruar në Women Startup Competition Albania, që do të zhvillohet në muajin Qershor në Tiranë.

Për të dytin vit radhazi, Women Startup Competition në Tiranë ka si mbështetës kryesor BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF).

Nismat në sipërmarrje tregojnë një interes dhe potencial të shtuar të grave në biznes. Por, fuqizimi i tyre kërkon programe të dedikuara për të rritur mundësitë e tyre për financim. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nëpërmjet Këshilla për Bizneset e Vogla zbaton programe të dedikuara mbështetëse ndaj këtyre bizneseve, me qëllim rritjen e konkurueshmërisë së tyre.

Apliko!

Ardiola Hristiç, menaxhere e “Këshilla për Bizneset e Vogla”, BERZH, thotë se, “fokusi i aktiviteteve të Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH është mbështetja e bizneseve me projekte të dedikuara konsulence, të cilat dizenjohen sipas nevojave specifike të tyre.

Prioritet kanë të gjitha kompanitë, të cilat operojnë në sektorë strategjikë të ekonomisë si agrobiznesi dhe turizmi si dhe bizneset, të cilat janë të drejtuara nga gratë dhe të rinjtë. Inovacioni, dixhitalizimi dhe idetë e reja si dhe transformimi në biznese të gjelbërta janë komponentë të cilat kanë fokusin kryesor në çdo projekt që ne mbështesim”.

Gratë drejtojnë rreth një të tretën e kompanive të mbështetura nga BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla. Vëmendje e veçantë i është kushtuar trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve të bizneseve, të drejtuara nga gratë dhe të rinjtë. Programet e trajnimeve të realizuara deri më sot kanë synuar përmirësimin e aftësive menaxheriale dhe rritjen e njohurive në drejtime si menaxhimi financiar, transformimi dixhital i kompanive, programe mentorshipi dhe coaching, etj. Këto programe për mbështetjen e grave dhe të rinjve, synojnë, jo vetëm rritjen e pavarësisë financiare të tyre, por edhe rritjen e impaktit social që këto biznese kanë në ekonomitë lokale të vendit.

Gjatë këtyre viteve, BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla me financim të donatorëve të ndryshëm, ka dhënë një mbështetje të konsiderueshme për SME-të në sektorë prioritarë të ekonomisë, siç janë agrobiznesi, turizmi, prodhuesit, eksportuesit, etj. duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme në vendin tonë.

Ky është viti i tretë që Qendra Kallz përgatit startupet për Konkursin e Ëomen Startup Competition, duke përfshirë në trajnime 110 biznese të reja, drejtuar nga gra dhe vajza. Konkursi për Shqipërinë këtë vit zhvillohet me 21 Qershor në Tiranë dhe startupi fitues do të marrë pjesë në konkursin final të Women Startup Competition Europë.

Apliko!

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0