BERZH dhe donatorët mbështesin 5000 biznese të udhëhequra nga gratë në Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

BERZH dhe donatorët mbështesin 5000 biznese të udhëhequra nga gratë në Ballkanin Perëndimor

Ballkanin Perëndimor
  • 65 milionë euro kredi për bizneset e drejtuara nga gratë në Ballkanin Perëndimor
  • Financimi dhe mbështetja këshillimore i ka ndihmuar gratë sipërmarrëse të rrisin bizneset e tyre
  • Nisma e mbështetur me fondet e donatorëve nga Suedia, Luksemburgu dhe Italia

Rreth 5,000 firma të drejtuara nga gratë në Ballkanin Perëndimor kanë marrë financim dhe mbështetje këshilluese nga BERZH dhe donatorë që nga viti 2014, duke i ndihmuar ato të rrisin bizneset e tyre dhe të bëhen më konkurruese në treg.

Financimi për bizneset e drejtuara ose në pronësi të grave shtrihet nën BERZH dhe programin Gratë në Biznes të financuar nga donatorët, i cili promovon sipërmarrjen e grave dhe pjesëmarrjen e tyre në biznes, duke u ofruar atyre akses në financa dhe ekspertizë.

Për të prezantuar rezultatet dhe për të ndarë mësimet e nxjerra, BERZH organizoi një ngjarje duke mbledhur 13 institucione financiare partnere nga të gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë banka të mëdha tregtare dhe institucione mikrofinanciare jobankare.

Deri më tani, pak më shumë se 65 milionë euro janë shtrirë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të udhëhequra nga gratë nën këtë program. Më shumë se 60 përqind e këtyre kredive u jepeshin grave në zonat rurale dhe më pak të zhvilluara jashtë qendrave kryesore urbane.

Vlerësimi i ndikimit të fazës së parë të programit, që përfundoi në vitin 2019, tregoi se 96 përqind e bizneseve rritën të ardhurat e tyre si rezultat i mbështetjes së programit, nga të cilat një e treta arriti një rritje midis 25 dhe 50 përqind. Është vlerësuar gjithashtu se 94 përqind e përfituesve kanë rritur numrin e të punësuarve, duke krijuar afro 3,000 vende pune në rajon.

Gjithashtu gratë sipërmarrëse përfitojnë nga grante që subvencionojnë projektet e konsulencës, programet e trajnimit, mentorimin dhe aktivitetet e rrjetëzimit. Këto grante u financuan nga Suedia, Luksemburgu dhe Italia.

Aleksandra Vukosavljevic, drejtoreshë për Institucionet Financiare, Ballkani Perëndimor, BERZH, tha: “Sipërmarrja e grave luan një rol kyç në krijimin e vendeve të punës dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Ne besojmë fuqishëm se krijimi i mundësive të barabarta për gratë në biznes nuk është vetëm një çështje e barazisë gjinore, por edhe një prioritet ekonomik. Kjo është arsyeja pse në vendet ku ne punojmë ne mbështesim gratë sipërmarrëse që të kenë sukses dhe të jenë më të angazhuara në biznes.”

Programi u lançua për herë të parë në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2014, pas së cilës u zgjerua për të përfshirë pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Programi aktualisht mbështetet nga Suedia.

Maria Melbing, Drejtuese e Njësisë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim, tha: Përfshirja e grave dhe sigurimi që gratë sipërmarrëse të marrin pjesë në jetën ekonomike në kushte të barabarta si burrat është thelbësore për çdo zhvillim ekonomik gjithëpërfshirës afatgjatë. Rënia ekonomike pas ndikimit të pandemisë dhe lufta e Rusisë në Ukrainë kanë goditur veçanërisht rëndë bizneset në pronësi të grave. Për rimëkëmbjen ekonomike, një sektor financiar funksional me akses në kapital dhe njohuri financiare është kritik për NVM-të në përgjithësi, dhe ato në pronësi të grave në veçanti. Me ekspertizën dhe përvojën e BERZH-it në mbështetjen e aksesit në financa nëpërmjet huadhënies dhe ndërtimit të kapaciteteve, Suedia ka besim se do të vazhdojë të jetë një mbështetje e madhe për axhendën e fuqizimit ekonomik të grave në Ballkanin Perëndimor.

Në Ballkanin Perëndimor, gratë sipërmarrëse vazhdojnë të përballen me sfida specifike gjinore, si për sa i përket aksesit në financa ashtu edhe aksesit në njohuritë, duke kufizuar mundësitë ekonomike për të krijuar dhe rritur bizneset e tyre. Për të aplikuar për financim dhe shërbime këshillimore, gratë sipërmarrëse duhet të kontaktojnë institucionet financiare partnere të mëposhtme:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0