BERZH dhe Banka OTP Albania mbështesin One Telecommunications në Shqipëri - Business Magazine Albania

BERZH dhe Banka OTP Albania mbështesin One Telecommunications në Shqipëri

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka OTP Albania mbështesin rritjen e një prej prej kompanive më të rëndësishme të shërbimeve të telekomunikacionit në vend, One Telecommunications.

Banka OTP Albania po financon me një hua prej 2 milionë Euro, 50% e së cilës do të garantohet nga BERZH, nën marrëveshjen e ndarjes së riskut midis dy institucioneve financiare.

One Telecommunications ofron shërbime telekomunikacioni në Shqipëri duke rritur ndjeshëm pozitën e saj në treg vitet e fundit. Programi i përbashkët OTP-BERZH do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve të telekomunikacionit në një kohë kur dixhitalizimi është kthyer në element kyç për përballimin e sfidave ekonomike të Covid.

“Rritja e konkurueshmërisë në sektorin privat përmes përmirësimit të qasjes në financime është një nga prioritetet e BERZH në Shqipëri dhe ne jemi të lumtur për mbështetjen që mund t’i ofrojmë One Telecommunications në bashkëpunim me partnerin tonë, Bankën OTP Albania. Bashkëpunimi ynë do të ndihmojë One të zgjerojë rrjetin e saj të ndërlidhjes në Shqipëri që po bëhet çdo ditë më i rëndësishëm në botën e dixhitalizuar”, tha Ekaterina Solovova, Drejtoreshë e BERZH në Shqipëri.

“BERZH ka krijuar platforma mjaft të dobishme për stimulimin e biznesit vendas dhe ne si OTP Bank besojmë se i kemi ofruar partnerin kreditues që i duhet për të rritur fuqinë e biznesit vendas. Banka OTP Albania dhe ONE Telecommunications prej kohësh kanë ngritur  marrëdhënie të shëndetshme dhe të forta, ku ndërthuren disa pika bashkëpunimi bankë-biznes dhe ne jemi shumë të kënaqur nga ky partneritet, që siç po shihet është vetëm në progres.” u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, Z. Bledar Shella.

“Jemi të lumtur që përpjekjet tona gjatë këtyre dy viteve të fundit janë njohur nga institucione të mirënjohura ndërkombëtare si BERZH. Ne kemi arritur të rrisim pjesën tonë të tregut, kënaqësinë e klientit, dhe kemi një rezultat pozitiv financiar, mjaftueshëm që BERZH të na besojë për të nisur punën me ne. Ne jemi të bindur se rritja do të vazhdojë dhe ne do ta bëjmë ONE operatorin e preferuar në Shqipëri. Me këtë marrëveshje, ne mund të përqendrohemi drejt nevojave të klientëve tanë dhe të vijojmë me planet tona të investimit.” – tha Emil Georgakiev, Drejtor Ekzekutiv i One Telecommunications.

BERZH është një institucion financiar ndërkombëtar lider në Shqipëri. Deri më sot Banka ka investuar 1.69 miliardë Euro në 115 projekte në vend.

Banka OTP Albania është pjesë e Programit të Ndarjes së Riskut të BERZH që nga Maji i vitit 2019. Ky program ju mundëson bankave partnere të ndajnë me BERZH financimet  për sipërmarrjet vendase, shoqëruar me bashkë-financim të drejtpërdrejtë ose me ndarje risku nëpërmjet garancive, duke kontribuar kështu në fuqizimin dhe zgjerimin e sipërmarrjeve lokale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0