Bëni tuajën një shtëpi në Startup Island, Indonezi për vetëm 49.500€ - Business Magazine Albania

Bëni tuajën një shtëpi në Startup Island, Indonezi për vetëm 49.500€

Mbyllni sytë dhe imagjinoni një ishull në parajsë! Pikërisht ashtu siç e imagjinoni është Karimunjawa. Një arkipelag i qetë, i virgjër në veri të Java, Indonezi, plot plazhe të shkreta dhe ujëra të pastër kristal, të mbuluar nga fauna e jashtëzakonshme ujore.

PT Levels Hotels Indonesia, një kompani indoneziane e miratuar nga qeveria po ndërton hapësira të pajisura me gjithçka që nevojitet për të krijuar startup-e. Në vitin 2014 ata organizuan eventin e tyre të parë, Startup Mansion, ku 32 sipërmarrës spanjollë jetuan në Nju Jork, një përvojë unike akselerimi me synimin për të zhvilluar projekte të ndryshme digjitale.

Që atëherë, ata kanë ofruar përvoja unike në mbarë botën duke krijuar mjedise ideale për sipërmarrësit digjitalë, për të realizuar projektet e tyre. Vitet e fundit, shumë nomadë propozuan krijimin e një vendi që kombinon një mënyrë jetese të qetë në një ishull të bukur me një aspekt sipërmarrës. Ky është vizioni i tyre për Startup Island Indonesia në Karimunjawa.

Lexo: Sezoni turistik në syrin e Albacademy

Tani mund të blini një shtëpi në ishullin Karimunjawa, Indonezi, për vetëm 49.500 €. 170 nga 300 shtëpi janë shitur në vetëm 8 muaj.

Një mundësi e shkëlqyer për të jetuar ose marrë me qira dhe për të fituar të ardhura pasive çdo muaj, me një kthim të pritshëm prej 8,000 € në vit. Një rezidencë premium me dalje të drejtpërdrejtë në plazh, klub, co-working, palestër, tenis dhe shumë më tepër.

Por nuk mbaron me kaq, ju mund të jeni pjesë e një ekosistemi ekskluziv sipërmarrjeje, me kushte që nuk do t’i kishit menduar kurrë. Të gjitha shtëpitë kanë një hapësirë prej 32 metrash katrorë me:

  • Dhomë gjumi, ndenje dhe kuzhinë.
  • Një banjo të plotë
  • Ujë të pijshëm.
  • Energji elektrike dhe internet të shpejtë

Të jetosh me njerëz që kanë të njëjtën ADN sipërmarrëse, të ndihmon të rritesh edhe më shpejt. Lërini idetë tuaja të rrjedhin dhe zbatojini ato në këtë bashkëpunim me nomadët e tjerë digjitalë. Pika kyçe për këtë është hapësira co-working, ku mund të punoni në biznesin tuaj në shoqërinë e sipërmarrësve të tjerë: njerëz inteligjentë dhe pasionantë që mendojnë si ju dhe e përjetojnë jetën në të njëjtën mënyrë si ju.

Për të ndihmuar në nxitjen e krijimit të ideve të reja u ndërtua Startup Factory. Një program trajnimi për sipërmarrësit me hackathons që përfshin biseda dhe mentorë mbi të rejat më të fundit në botën digjitale.

Lexo: 10 mësimet e jetës që do të doja t’i dija në të 20-at e mia

Objektivi është shumë i qartë: t’ju ofrojë të gjitha mjetet që ju nevojiten për të hedhur në treg produkte dhe shërbime të reja.

Vizito https://www.thestartupisland.com/ për më shumë infromacion!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0