Qendra The Way Development do të zhvillojë trajnim 1 ditor me temë “Menaxhimi i kohës”. Trajnimi do të zhvillohet ditën e shtunë, më 10 tetor, ora 09:30-13:00.
Trajnimi mund të ndiqet fizikisht ose online. Trajnimi “Menaxhimi i Kohës” do të jetë një mundësi për të trajtuar menaxhimin e kohës duke lënë mënjanë axhenda dhe programe dhe për të prezantuar faktorët kryesorë që i japin kohës vlerë, faktorë këta që lidhen me vetë njeriun.
Objektivat që do trajtohen:
1. Rëndësia e menaxhimit të kohës
2. Përdorimi i matrices së prioriteteve
3. Diferenca midis prioriteteve personale dhe profesionale
4. Përgatitja e ” To do list”
5. Aftësia organizative
6. Shtatë hapat e organizimit efektiv
7. Ndikimi i stresit në menaxhimin e kohës
8. Menaxhimi i stresit
9. Shëmbuj të menaxhimit efektiv të kohës
Lektore e trajnimit është Erida Shkalla, drejtoreshë tek shkolla profesionale “Masterchef”, eksperte këshillimi në fushën e arsimit, formimit profesional dhe komunikimit (Freelancer). Erida ka punuar edhe si koordinatore për marrëdhëniet me sektorin privat pranë GFA/GIZ,Tiranë.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certefikatë.
Pagesa e pjesëmarrjes : 2.000L / personi ose 1.500L / nëse jeni 2 persona.
*Nëse keni marrë pjesë në një trajnim tjetër pranë qendrës, perfitoni – 25% ULJE.
*Gjithashtu nëse jeni i pajisur me kartën e studentit përfitoni – 25% ULJE
Për më tepër detaje dhe regjistrime kontaktoni në :
cel: 0698586692 (whats app & viber)
Email: info@thewaytd.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto