Bëhuni pjesë e nismës Ambasadorët e Rinj Europianë

Bëhuni pjesë e nismës Ambasadorët e Rinj Europianë

Ambasadorët e Rinj Europianë

A jeni midis moshës 18-29 vjeç? A jetoni në Shqipëri apo në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor?
Rrjeti i Ambasadorëve të Rinj Europianë po kërkon individë të rinj dinamikë për të frymëzuar ndryshimin në të gjithë rajonin dhe Bashkimin Europian.

Shfrytëzoni mundësinë për të marrë pjesë në kurse trajnimi, qasje në materiale mësimore online, dhe të mësoni për BE-në dhe vlerat e saj.

Këtë nismë e ka prezantuar edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, përmes një njoftimi në Twitter. Nëse doni të bëheni pjesë e nismës “Ambasadorët e rinj Europianë” mund të aplikoni duke klikuar këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0