Junior Achievement of Albania organizon programin 2-ditor “Bëhu sipërmarrës“
Me mbështetjen e ekipit drejtues të #BIDKorca, nxënësit e rrjetit JA do të prezantohen me elementët thelbësorë, praktikat dhe karakteristikat e sipërmarrjeve më të suksesshme në Korçë.
“Bëhu sipërmarrës” është një program dy-ditor i cili prezanton nxënësit e rrjetit JA me elementët thelbësorë të një plani biznesi praktik dhe sipërmarrjeje. Me mbështetjen e ekipit drejtues të shoqatës së biznesit BID Korçë, studenti njihet me elementët, karakteristikata dhe praktikat e sipërmarrjeve më të suksesshme të kësaj zonë. Ai do të mësojë të vlerësojë idenë e duhur të produktit ose shërbimit duke u orientuar nga klienti, tregu dhe avantazhet konkurruese.
Ky program inkurajon nxënësit të cilët ndjekin modulet JA, për të filluar një sipërmarrje ndërsa janë ende në shkollë të mesme.
*Dërgoni CV-në dhe letrën e motivimit në info@junior-albania.org deri në datë 7 mars 2019.
Më shumë informacion mbi përfshirjen: https://bit.ly/2GSHMP2
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto