Në njoftimin e publikuar nga Komisioni Europian thuhet se këto masa përbëjnë një aspekt thelbësor për kufizimin e përhapjes së pandemisë brenda dhe jashtë kufijve europianë.
Edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me anë të një postimi në Twitter, ka shpjeguar se BE-ja po bën gjithçka për të mbrojtur qytetarët e vendeve anëtare, teksa janë hequr kufizimet për eksportet dhe është rritur prodhimi i medikamenteve thelbësore në luftën ndaj COVID-19.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar Bashkimin Europian që të mos ulë masat kufizuese, por të dyfishojë përpjekjet për të mposhtur virusin Covid-19.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto