BE së shpejti do të shndërrohet në SHTETET E BASHKUARA TË EVROPËS - Business Magazine Albania

BE së shpejti do të shndërrohet në SHTETET E BASHKUARA TË EVROPËS


Evropa është në prag të komplet ristrukturimit të saj në fushën ekonomike dhe ushtarake. Shefat e BE-së, janë duke bërë plane për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës. Ky mekanizëm i ri përfshin ridizenjimin e politikave ekonomike dhe ushtarake momentale që i ka BE-ja.

Jean-Claude Juncker ka zbuluar këtë plan pesë-pikësh të projektuar për të lëvizur BE-në më tej drejt asaj që do të njihet në të ardhmen si Shtetet e Bashkuara të Evropës, brenda një perudhe nëntë mujore.

Një nder propozimet janë që në këtë union të ri të hiqen disa nga shtetet që tani e një kohë të gjatë janë duke prodhuar kriza ekonomike në Evropë.

Dokumentet janë zbuluar pas takimit të fundit të krerëve të BE-së, të cilët pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, kanë dalë me plane të reja për Evropën.

Para disa ditësh liderët e Gjermanisë, Austrisë, Polonisë dhe Hungarisë, kanë mbështetur idenë krijimin e Ushtrisë së Evropës, e cila do të bashkëvepronte njëkohësisht me NATO-n, por që primare do të ketë mbrojtjen e kufijve të Evropës.

Ushtria e Evropës pritët që mesin e vitit të ardhshëm të jetë funksionale dhe operacionale përreth kufijve të Evropës. Gjithashtu është paraparë edhe modernizimi dhe rritja e kapaciteteve ushtarake të Ushtrisë së Evropës, e cila do ti bënte balle kërcënimeve të Rusisë.

Burimi: gazetaekonomia.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0