BE ofron 232 milionë euro në luftën kundër Koronavirus-it

BE ofron 232 milionë euro në luftën kundër Koronavirus-it



Komisioni Europian lançoi këtë të hënë një paketë të re ndihme në vlerën e 232 milionë euro, për të rritur gatishmërinë globale dhe në ndihmë për parandalimin e koronavirusit Covid-19.

Nga kjo shumë, 114 milionë euro do të mbështesin Organizatën Botërore të Shendetësisë (OBSH).

Lexo: Koronavirus rrit numrin e personave që punojnë në distancë

Kjo ka për qëllim të forcojë gatishmërinë në punën e urgjencës publike dhe punën e reagimit në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore dhe rezistencë të kufizuar. Një pjesë e këtij financimi i nënshtrohet marrëveshjes së autoriteteve buxhetore të BE-së.

Një total prej 15 milionë euro është planifikuar të ndahet në Afrikë, përfshirë Institutin Pasteur Dakar, Senegal për të mbështetur masa të tilla si diagnoza e shpejtë dhe mbikëqyrja epidemiologjike.

Një shumë prej 100 milionë euro, nga të cilat deri në 90 milionë euro do të jenë për Partneritet Publik Privat me industrinë farmaceutike dhe 10 milionë për hulumtime në epidemiologji, diagnostikim, terapi dhe menaxhim klinik në kontroll dhe parandalim.

Tre milion euro janë ndarë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE për fluturimet e riatdhesimit të qytetarëve të BE-së nga Wuhan, Kinë.

Pas zhvillimeve në Itali, Komisioni Evropian po rrit mbështetjen e tij për shtetet anëtare në kontekstin e punës së vazhdueshme për përgatitjen, kontigjencën dhe planifikimin e reagimit, tha Komisioni.

Lexo: OBSH: Nuk ka ndryshime në ashpërsinë e koronavirusit

“Duke pasur parasysh situatën në zhvillim e sipër, ne jemi të gatshëm të rrisim ndihmën tonë. Në këtë drejtim, një mision i përbashkët ekspertësh nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit do të nisen për në Itali këtë javë për të mbështetur autoritetet italiane”, deklaroi Stella Kyriakides, Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit.

Burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0