BE miraton certifikatën e vaksinimit, ja si do veprohet me Sinovac dhe Sputnik-V - Business Magazine Albania

BE miraton certifikatën e vaksinimit, ja si do veprohet me Sinovac dhe Sputnik-V

Parlamenti Europian i ka dhënë dritën jeshile certifikatës së vaksinimit, duke miratuar lëvizjen e lirë në BE pavarësisht nga pandemia e koronavirusit. Këto certifikata do të jenë të  vlefshme dhe për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë do të jetë në dorën e secilit vend anëtar nëse do të lejojnë udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar me vaksinat kineze ose ruse, si në rastin e Shqipërisë, e cila filloi vaksinimin masiv me dozat e Sinovax.

Eurodeputetët ranë dakord që  “certifikatën e re e BE-së për Covid-19” duhet të hyjnë në fuqi për një maksimum prej 12 muajsh. Dokumenti, i cili do të jetë në dispozicion në formë dixhitale ose të printuar, do të vërtetojë që një person ose është vaksinuar kundër koronavirusit, ka një tampon negativ pas një testi të fundit, ose ka kaluar Covid-19. Sidoqoftë, këto certifikata nuk do të jenë kusht për ushtrimin e së drejtës së lëvizjes së lirë, theksojnë eurodeputetët.

Propozimi legjislativ për shtetasit e BE u miratua me 540 vota kundër dhe 119 me 31 abstenim, ndërsa propozimi për shtetasit e vendeve të treta u  miratua me 540 vota pro dhe 80 me 70 abstenime. Sipas Parlamentit, mbajtësit e kësaj certifikatë nuk duhet t’i nënshtrohen kufizimeve shtesë të udhëtimit, të tilla si karantina, vetë-izolimi ose testimi. Eurodeputetët theksojnë gjithashtu që, për të shmangur diskriminimin e mundshëm ndaj atyre që nuk janë vaksinuar apo testuar për arsye ekonomike, vendet e BE duhet “të sigurojnë që të kryhen tamponë falas për të gjithë qytetarët”.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, parlamenti e ka lënë në dorën e vendeve anëtare nëse duan të pranojnë apo jo qytetarë të vaksinuar me vaksinat ruse ose kineze. Shtetet Anëtare duhet të pranojnë certifikatat e vaksinimit të lëshuara në Shtetet e tjera Anëtare për personat e vaksinuar me vaksina të miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) në BE (aktualisht ato të Pfizer / BioNTech, Moderna, AstraZeneca), theksojnë eurodeputetët. U takon Shteteve Anëtare të vendosin nëse ata do të pranojnë gjithashtu certifikata vaksinimi të dhëna nga shtete të tjera anëtare në lidhje me vaksinat në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për përdorim emergjent.

Certifikatat do të kontrollohen për të parandaluar mashtrimet dhe falsifikimet, ndërsa vërtetësia e vulave elektronike të përfshira në dokument gjithashtu do të kontrollohet. Të dhënat personale të përfshira në certifikata nuk do të mund të ruhen në vendet ku do të udhëtojnë qytetarët dhe asnjë bazë qendrore e të dhënave nuk do të vendoset në nivelin europian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0