BE do të sigurojë një instrument të ri për raste emergjence kundër krizave - Business Magazine Albania

BE do të sigurojë një instrument të ri për raste emergjence kundër krizave

instrument

Vështirësitë e furnizimeve me maska, pajisje mbrojtëse e respiratorë gjatë pandemisë treguan, se BE nuk është e përgatitur ndaj krizave. Me një instrument të ri për emergjenca unioni synon tani të jetë i përgatitur.

Projektligji i paraqitur në Bruksel ka për qëllim të shmangë mungesat me produkte të rëndësishme strategjike. Prodhuesit mund të detyrohen, që të furnizojnë me prioritet Europën dhe jo SHBA-në apo vendet aziatike. BE-ja nuk duhet të presë më me muaj për t’u furnizuar me mallra kyçe ashtu siç ndodhi në rastin e pandemisë, tha komisari ri Tregut të Brendshëm, Thierry Breton.

Kompetenca të posaçme kundrejt industrisë

Instrumenti i emergjencave për treugun e brendshëm (Single Market Emergency Instrument, SMEI) duhet ta pajisë Europën për “raste ekstreme”, theksoi Breton. Në kohë krizash Komisioni i BE-së do të aktivizojë një “modus mbikqyrjeje”.  Në një rast të tillë vendet anëtare mund të shpallin “emergjencën”, gjë që i jep Brukselit kompetenca të posaçme kundrejt industrisë. Kritikën e ngritur në adresë të Komisionit për një “ekonomi plani”, komisioni e hodhi poshtë. Propozimet janë “pikërisht e kundërta e kësaj”, sepse ato kanë për qëllim të kujdesen për një treg funksionues”, tha komisarja e BE-së për Konkurrencën, Margrethe Vestager.

Komisioni me këtë do të parandalojë edhe një përsëritje të ndërprerjes së rrjetit të furnizimeve. Mbylljet e kufijve, si në Gjermani dhe Francë në fillim të pandemisë së koronavirusit, janë “helm për tregun e brendshëm”, tha Breton. Njëkohësisht Brukseli do të ketë mundësinë të blejë më lehtë për të gjithë BE-në mallra të caktuara në tregun botëror. Një shembull për këtë është blerja e vaksinave ndaj koronavirusit.

Parlamenti dhe vendet anëtare të BE-së duhet ta miratojnë projektligjin

Projektligji duhet të miratohet nga Parlamenti i BE-së dhe vendet anëtare. Breton u shpreh me besim, se ligji i ri mund të hyjë në fuqi vitin e ardhëm pikërisht në 30 vjetorin e ekzistencës së tregut të brendshëm të BE-së.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0