Vështirësitë e furnizimeve me maska, pajisje mbrojtëse e respiratorë gjatë pandemisë treguan, se BE nuk është e përgatitur ndaj krizave. Me një instrument të ri për emergjenca unioni synon tani të jetë i përgatitur.
Projektligji i paraqitur në Bruksel ka për qëllim të shmangë mungesat me produkte të rëndësishme strategjike. Prodhuesit mund të detyrohen, që të furnizojnë me prioritet Europën dhe jo SHBA-në apo vendet aziatike. BE-ja nuk duhet të presë më me muaj për t’u furnizuar me mallra kyçe ashtu siç ndodhi në rastin e pandemisë, tha komisari ri Tregut të Brendshëm, Thierry Breton.
Kompetenca të posaçme kundrejt industrisë
Instrumenti i emergjencave për treugun e brendshëm (Single Market Emergency Instrument, SMEI) duhet ta pajisë Europën për “raste ekstreme”, theksoi Breton. Në kohë krizash Komisioni i BE-së do të aktivizojë një “modus mbikqyrjeje”. Në një rast të tillë vendet anëtare mund të shpallin “emergjencën”, gjë që i jep Brukselit kompetenca të posaçme kundrejt industrisë. Kritikën e ngritur në adresë të Komisionit për një “ekonomi plani”, komisioni e hodhi poshtë. Propozimet janë “pikërisht e kundërta e kësaj”, sepse ato kanë për qëllim të kujdesen për një treg funksionues”, tha komisarja e BE-së për Konkurrencën, Margrethe Vestager.
Komisioni me këtë do të parandalojë edhe një përsëritje të ndërprerjes së rrjetit të furnizimeve. Mbylljet e kufijve, si në Gjermani dhe Francë në fillim të pandemisë së koronavirusit, janë “helm për tregun e brendshëm”, tha Breton. Njëkohësisht Brukseli do të ketë mundësinë të blejë më lehtë për të gjithë BE-në mallra të caktuara në tregun botëror. Një shembull për këtë është blerja e vaksinave ndaj koronavirusit.
Parlamenti dhe vendet anëtare të BE-së duhet ta miratojnë projektligjin
Projektligji duhet të miratohet nga Parlamenti i BE-së dhe vendet anëtare. Breton u shpreh me besim, se ligji i ri mund të hyjë në fuqi vitin e ardhëm pikërisht në 30 vjetorin e ekzistencës së tregut të brendshëm të BE-së.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.