BE, arrihet marrëveshja e racionimit të gazit: Si do të funksionojë? - Business Magazine Albania

BE, arrihet marrëveshja e racionimit të gazit: Si do të funksionojë?

Pavarësisht kundërshtive, vendet e bllokut europian arritën një marrëveshje për kursimin e gazit natyror mes kërcënimeve të Rusisë për ndërprerje të furnizimeve gjatë sezonit të dimrit. Ministrat e energjisë i dhanë dritën jeshile një projektligji që synon uljen e konsumit të gazit me 15 për qind nga gushti deri në mars. Ligji i ri parasheh hapa vullnetarë të vendeve për të reduktuar konsumin e gazit, por që në një situatë urgjente, blloku 27-anëtarësh mund të marrë edhe masa të detyrueshme.

“Në hodhëm një hap gjigand përpara drejt sigurimit të furnizimit me gaz për qytetarët dhe ekonomitë tona. Dimri po vjen dhe ne nuk e dimë se sa ftohtë do të jetë. Por ajo që dimë është se Putini do të vazhdojë lojërat e tij të pista, duke keqpërdorur dhe shantazhuar me furnizimet e gazit.” – Jozef Sikela, ministër cek i energjisë. 

Lexo edhe: “Kërcënimi” rus, BE plan emergjence për gazin: Çdo vend anëtar të kursejë 15% të sasisë

Të hënën, kompania ruse e energjisë “Gazprom” njoftoi kufizim të furnizimeve të BE-së përmes gazsjellësit Nord Stream 1 me 20 për qind, cka rriti shqetësimet se presidenti rus Putin do të shfrytëzojë gazin për të sfiduar qëndrimin e bllokut ndaj luftës në Ukrainë.Por si do t`ia dalë BE-ja ta vërë në jetë këtë plan? Vendet e bllokut mund të zgjedhin mënyrën e racionimit të gazit, për sa kohë që mbrojnë furnizimet për familjet.të parët që do të ndiejnë pasojat e këtij shtrëngimi, janë përdoruesit industrialë; fabrikave mund t’u jepen objektiva për të reduktuar ngrohjen dhe ftohjen. Konsumatorët janë të mbrojtur, por do të përballen dhe ata me disa masa.  Autoritetete Bashkimit Europian po u bëjnë thirrje qeverive të nisin fushata për të inkurajuar njerëzit të kursejnë energjie elektrike si për shembull duke mos lënë dritat ndezur e duke reduktuar përdorimin e kondicionerëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0