BE aktivizon mekanizmin e mbrojtjes civile në ndihmë të Libanit 

BE aktivizon mekanizmin e mbrojtjes civile në ndihmë të Libanit 

Liban

Komisioneri i BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, ka shprehur solidaritetin e popujve të BE-së ndaj Libanit, si dhe ka njoftuar aktivizimin e menjëhershëm të mekanizmit për mbrojtjen civile.

“Ndajmë bashkë me banorët e Bejrutit trishtimin dhe tronditjen për shpërthimin fatal që mori jetën e shumë njerëzve dhe plagosi shumë të tjerë. Ngushëllime të përzemërta për familjarët që humbën njerëzit e tyre të dashur. Në këtë çast të vështirë, BE ofron mbështetje dhe solidarizim për popullin libanez. Si përgjigje të menjëhershme, BE ka aktivizuar mekanizmin për mbrojtjen civile, siç është kërkuar nga autoritetet libaneze”, tha Lenarčič.

BE ka dërguar me urgjencë 100 zjarrfikës, qen gjurmimi si dhe mjete të ndryshme për të ndihmuar autoritetet libaneze me nxjerrjen e viktimave të mundshme nga rrënojat e shumta, shkruan Komisioni Europian.

Lexoni: Një fëmijë 9-vjeçar do të dhurojë flokët për bamirësi

“Ky mekanizëm ka koordinuar punën për dërgimin me urgjencë të 100 zjarrfikësve ekspertë, së bashku me automjete, qen gjurmimi dhe materiale të posaçme për shpëtimin e jetëve në zona urbane. Ata do të bashkëpunojnë me autoritetet libaneze për të shpëtuar jetë në terren”, tha komisioneri i BE-së.

Shumë shtete të BE-së janë angazhuar në mënyrë të menjëhershme për të ofruar ndihmë, ndërkohë që sistemi satelitor “Kopernik” do të angazhohet mbi Liban për verifikimin e dëmeve.

“Holanda, Greqia dhe Çekia kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen në këtë operacion kritik. Franca, Polonia dhe Gjermania po ashtu kanë ofruar ndihmë nëpërmjet mekanizmit, ndërkohë që priten edhe vende të tjera anëtare. BE ka aktivizuar sistemin satelitor “Kopernik” për të ndihmuar autoritetet libaneze me vlerësimin e dëmeve. Shprehim edhe një herë solidaritetin tonë me popullin libanez, dhe jemi të gatshëm të mobilizojmë edhe ndihma të mëtejshme”, tha Komisioneri i BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0