Bashkitë rritën të ardhurat. Pjesa më e madhe erdhën nga taksat mbi ndërtimin - Business Magazine Albania

Bashkitë rritën të ardhurat. Pjesa më e madhe erdhën nga taksat mbi ndërtimin

Heqja e masave kufizuese dhe përmirësimi i aktivitetit të bizneseve vitin e kaluar bënë që bashkitë të mbledhin më shumë të ardhura.Sipas të dhënave të Financave 61 bashkitë e vendit kanë grumbulluar në total 26.6 miliardë lekë, rreth 220 milionë, euro duke tejkaluar jo vetëm vitin 2020 me rreth 39 milionë euro më shumë, por duke tejkaluar edhe nivelet e parakrizës.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë mban peshën më të madhe, teksa rritje kanë parë edhe të ardhurat nga taksat lokale dhe taksa e pronës, ku nga kjo e fundit vitin e kaluar u arkëtuan mbi 50 milionë euro nga pushteti vendor.

“Fakti që u larguan kufizimet filloi të lëvizë ekonomia dhe gjërat po shkojnë drejt normalizimit kjo ka bërë që të ketë të ardhura më të mira dhe uroj të kthehen në shërbime më të mira për qytetarët. Ka pasur një lloj progresi në mbledhjen e taksës së pronës. Nuk është punuar keq, sigurisht ka vend për t’u përmirësuar”, thotë Agron Haxhimali.

Drejtuesi i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali thotë se performanca e bashkive në mbledhjen e taksës së pronës mund të përmirësohet dhe pajtohet me rekomandimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për rishikim e saj duke hequr përjashtimet.

Jemi ende ulët për shkak të problemeve me kadastrën ende jo plotësisht funksionale, performancë e njësive të bashkive për ta mbledhur këtë takse edhe në kushtet e mungesës së informacionit nga Kadastra, por edhe nga braktisja e pronave apo pamundësinë për të paguar këtë taksë. Askush nuk duhet të përjashtohet, të gjithë duhet të paguajnë diçka. Edhe kategoritë vulnerabël mund të ndihmohen në forma të tjera, por duhet të paguajnë”, shprehet Agron Haxhimali.

Sipas Haxhimalit, pushteti vendor duhet të ruajë ecurinë pozitive në të ardhura e të bëjë kujdes, pasi sipas tij në prag zgjedhjesh priren të shtojnë shpenzimet e të ulin arkëtimet nga taksat për qëllime elektorale./ TCH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0