Bashkitë në Shqipëri rrisin efikasitetin në mbledhjen e të ardhurave vendore me ndihmën e projektit STAR2 - Business Magazine Albania

Bashkitë në Shqipëri rrisin efikasitetin në mbledhjen e të ardhurave vendore me ndihmën e projektit STAR2


U mbajt në Tiranë Konferenca Kombëtare mbi Asistencën dhënë Bashkive për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Planet Veprimit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga fusha e financave dhe taksave vendore nga të gjitha bashkitë.

Gjatë një periudhe 12-mujore, ekipi i projektit STAR 2- Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative, identifikoi 29 bashki të vogla dhe të mesme që nuk janë asistuar për Menaxhimin e Financave Publike. U organizuan takime me kryetarët e bashkive për të siguruar angazhimin e tyre dhe tryeza të rrumbullakëta me drejtues të taksave vendore dhe ekspertë të financave, ku u diskutua modeli standard i planeve të veprimit dhe u përshtatën 58 plane të detajuara për të gjitha bashkitë e përzgjedhura. Bashkive u është dhënë asistenca e duhur për zbatimin e këtyre planeve si dhe monitormi dhe matja e ndikimit pas zbatimit të tyre.

Në konferencë u prezantuan planet e veprimit dhe të monitorimit për mbledhjen e taksave dhe të ardhurat vendore, gjetjet dhe arritjet kryesore, si dhe u dhanë rekomandime për përmirësimin e procesit. Metodologjia e përdorur u prezantua për t’u ardhur në ndihmë edhe bashkive të tjera.

“PNUD në Shqipëri është i kënaqur për mbështetjen që u jep autoriteteve vendore në krijimin e kushteve për përmirësimin e mbledhjes së taksave dhe tarifave vendore, duke marrë parasysh kuadrin ligjor dhe kontekstin vendor. Sot jemi mbledhur me zyrtarë vendorë përgjegjës për financat dhe administrim tatimor në 61 bashkitë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Brendshme, Agjencisë për Mbështetje të Veteqeverisjes Vendore, donatorëve dhe partnerëve të projektit, për të përfunduar këtë proces dhe për të shkëmbyer praktikat e mira të evidentuara gjatë zbatimit të projektit”, tha Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e PNUD në Shqipëri, në fjalën e hapjes.

Projekti STAR 2 nëpërmjet një nga komponentëve të tij; Asistencës në Mbledhjen e të Ardhurave Vendore, ka për qëllim të ndihmojë bashkitë në rritjen e efikasitetit në procesin e mbledhjes të taksës së ndërtesës, tarifës së pastrimit dhe detyrimeve të prapambetura. Planet e veprimit dhe monitorimit u krijuan në bashkëpunim me bashkitë dhe përgjegjësit për taksat në çdo bashki.

STAR 2 mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit përmes një mekanizmi të përbashkët financimi, ku përfshihen: Bashkimi Europian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0