Bashkia Tiranë: Fond 1 milionë $ për të rinjtë sipërmarrës - Business Magazine Albania

Bashkia Tiranë: Fond 1 milionë $ për të rinjtë sipërmarrës


Me datë 6 Tetor Bashkia Tiranë prezantoi fondin më të ri prej 1 milionë dollarësh që do të shkojë për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në qytetin e Tiranës. Fondi do të shpërndahet në formën e kredive të buta për të gjithë të rinjtë që kanë një ide biznesi dhe duan ta vënë atë në jetë. Sipas kreut të Bashkisë, Erion Veliaj, fondi Crimson Funding nuk është një shpenzim për Bashkinë por një investim dhe do të jepet pa shumë burokraci dhe barriera për të rinjtë që jetojnë në Tiranë.

Ky program do të financojë ide biznesi nga të rinj, në formën e kredive të buta dhe pa burokraci.

Crimson Funding është një institucion jo bankar i themeluar me 6 Janar 2014 pranë Bashkisë së Tiranës, një inisiativë e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Bashkisë së Tiranës, në një vlerë totale prej 5 milionë eurosh. Për të gjithë të interesuarit që kanë interes të aplikojnë, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë.

Ky artikull “Bashkia Tiranë: Fond 1 milionë $ për të rinjtë sipërmarrës” u publikua së pari në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0