Bashkia e Tiranës hap thirrjen për Idetë e Gjelbërta - Business Magazine Albania

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për Idetë e Gjelbërta

Idetë e Gjelbërta

Bashkia e Tiranës në kuadër të projektit “Mbështetje financiare (Grant) për biznese të reja “të gjelbërta” të cilat bazohen në një model eko-miqësor, ose biznese ekzistuese të cilat tentojnë të shndërrohen në biznese “të gjelbërta” duke futur elementë go-green në to”,  shpall thirrjen për aplikim.

Të gjithë  individët apo kompanitë e interesuar, ftohen të marrin pjesë në këtë projekt, i cili ka si qëllim:

Stimulimin dhe motivimin e sipërmarrësve për të filluar biznese të reja që janë miqësore me mjedisin, të dizenjuara për të rritur qëndrueshmërinë mjedisore apo për të zhvilluar biznese që janë të vetëdijshëm për ndikimin e tyre në mjedis dhe për të ndërmarrë hapa jo vetëm për të zbutur dëmin që shkakton metoda dhe produktet e tyre të prodhimit, por për të punuar në mënyrë aktive drejt një planeti më të gjelbër.

Projekti synon:

Të edukojë bizneset për qëndrueshmërinë në mjedisin e tyre rajonal dhe global në ruajtjen dhe kursimin e burimeve të matshme;

Të mbështesë bizneset në përpjekjet e tyre për të adoptuar mënyra të jetesës dhe praktika të biznesit më miqësore ndaj mjedisit;

Të ndërtojë bashkësi të njerëzve që ndërmarrin veprime ndaj konsumit më të zgjuar dhe më miqësor ndaj mjedisit;

Të përmirësojë cilësinë e jetës përmes konsumit të mirë dhe ruajtjes së zakoneve.

Granti do të mbështesë biznese të reja apo ekzistuese të gjelbërta, për një afat kohor jo më shumë se sa një vit dhe në shumë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë/ biznes. Kjo shumë është 80% e vlerës së investimit që do të kryejë biznesi. Aplikanti duhet të ofrojë kontribut financiar të barabartë me të paktën 20% të grantit të financuar të kërkuar.

Propozimet që do të dorëzohen duhet të përfshijnë dokumentat e mëposhtme:

Formularin e Aplikimit për Grantin e Gjelbërt;

Planin e Biznesit dhe të Financimit sipas modelit të kërkuar (certifikime/ patenta, dokumenta të tjerë mbështetëse të cilat do të vërtetojnë për bizneset ekzistuese dhe start up elementin eko-miqësor);

Formularin e vetëdeklarimit;

Kopjen e kartës së identitetit;

Kopjen e ekstraktit të biznesit nga regjistri tregtar të lëshuar nga QKB për bizneset ekzistuese (nga e-Albania);

Të gjithë aplikantët që synojnë të hapin një biznes të ri, kanë afat 15 ditë pas aprovimit të Grantit nga Komisioni i Aprovimit të Grantit dhe firmosjes së Kontratës për regjistrimin e biznesit të tyre në QKB;

Vërtetim origjinal për llogari bankare në lekë për bizneset ekzistuese. Bizneset e reja do të sjellin llogarinë bankare pasi të jenë shpallur fitues dhe të jenë regjistruar në QKB;

Certifikatë personale e shkarkuar nga e-Albania;

Të gjithë aplikantët duhet t’i qëndrojnë në mënyrë rigoroze formatit të aplikimit dhe formateve të bashkëngjitura në këtë udhëzim.

Aplikantët e pranueshëm

Kandidatët dhe pjesëmarrësit e pranueshëm të Projektit janë të gjithë individët shtetas shqiptarë mbi 18 vjeç, banorë të Bashkisë Tiranë, të cilët kanë një ide për të krijuar një biznes të gjelbër apo kanë një biznes ekzistues të vogël/të mesëm të regjistruar në Tiranë dhe kërkojnë të shndërrohen në biznese eco-friendly (miqësore ndaj mjedisit).

Gjithashtu të gjithë aplikantët duhet të kenë në konsideratë se shpenzimet e pranueshme që mund të mbulohen nga paratë e grantit duhet të përdoren për zbatimin e planit të biznesit dhe mund të përfshijnë:

blerjen e materialeve për mobilim ose rregullim të mjediseve/godinave për biznesin;

blerjen e makinerive, mjeteve dhe pajisjeve, si edhe software dhe asete të tjera jo të prekshme të cilat do të shërbejnë për të diversifikuar prodhimin me produkte të reja të gjelbërta shtesë ose një ndryshim rrënjësor në proçesin e përgjithshëm të prodhimit të këtyre produkteve ;

shpenzime për asete të tjera të paprekshme (licenca, markim dhe patentim produktesh);

krijimi i një faqeje interneti dhe publikimi ose reklamimi i aktiviteteve vetëm për 6 (gjashtë) muajt e parë të fillimit dhe nuk mund të tejkalojë më shumë se 10% të grantit total (si për njësitë e reja ekonomike edhe për ato ekzistuese);

pagat dhe sigurimet do të mbulohen vetëm për të punësuarit që lidhen drejpërdrejt me procesin e prodhimit të produkteve të gjelbërta, deri në 3 muaj pas fillimit të biznesit, bazuar në rrogën minimale në Shqipëri (pjesa tjetër e rrogës duhet të mbulohet nga vetë biznesi).

Thirrja për aplikim fillon nga data 1 Shkurt 2024 dhe do të mbetet e hapur për dorëzimin e dokumentacionit deri në datën 31 Mars 2024.

Formularët e plotësuar të aplikimit së bashku me dokumentacionin përkatës, duhet të dorëzohen personalisht në zyrat e Sektorit të Informimit dhe Shërbimit për Qytetarët pranë Bashkisë së Tiranës.

Përveç aplikimit në sportelin e Bashkisë së Tiranës (SIQ), aplikuesi për grantin duhet të paraqesë elektronikisht Plan Biznesin dhe Planin e Financimit, në adresën e kontaktit: albana.valera@tirana.al

Çdo aplikim i marrë pas datës përmbyllëse të shpallur do të konsiderohet i pavlefshëm.

Granti nuk mund të jepet më shumë se një herë për të njëjtën sipërmarrje për këtë projekt, si dhe prioritet do të kenë aplikantët që nuk kanë përfituar grante nga skemat e tjera financiare të ofruara nga Bashkia Tiranë për të njëjtin/tjetër biznes, të paktën gjatë 2 viteve të fundit.

Për shkarkimin e dokumentacionit të nevojshëm, ju lutem klikoni Këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0