Bashkia e Tiranës, drejt mbështetjes së dytë për idetë e biznesit

Bashkia e Tiranës, drejt mbështetjes së dytë për idetë e biznesit


Një fond prej 10 milionë lekësh është vënë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës për iniciativat e reja në biznes, që mund të ndërmerren nga të rinjë.

Projekti “Programi i nxitjes së punësimit rinor II”, parashikon që këtë vit të mund të përfitojnë 20 aplikantë, çdonjëri nga 500 mijë lekë financim.

Më mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak (26 korrik) parashikohet të miratohet Projekt vendimi. Projekti parashikon mbështetjen e sipërmarrësve të rinj që prezantojnë ide dhe plane biznesi konkurruese, duke kontribuar kështu në punësimin e tyre dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Projekti ka në fokus moshat 18-35 vjeç dhe parashikohet që bizneset të funksionojnë si të gjitha bizneset tregtare e shërbimi që paguajnë të gjitha detyrimet e nevojshme në shtet.

Lexoni: Gratë sipërmarrëse, Bashkia e Tiranës ofron fonde për biznesin e tyre, ja si mund të përfitoni

Konkurrentët do të kalojnë tre faza. Kandidatët aplikojnë me idetë e tyre. Trajnohen mbi aftësitë e përgjithshme të biznesit dhe planin e biznesit dhe, fituesit e shpallur, regjistrohen në QKB dhe më pas nënshkruajnë kontratë 18 mujore me Bashkinë e Tiranës për të marrë financimin në formë granti.

Idetë me prioritet janë ato të teknologjisë dhe bizneset në bujqësi e agroturizëm.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0