Bashkëpunimi Shqipëri-Kinë, mbahet në Tiranë forumi "një brez- një rrugë" - Business Magazine Albania

Bashkëpunimi Shqipëri-Kinë, mbahet në Tiranë forumi “një brez- një rrugë”


Në kuadër të vizitës së përfaqësuesit të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Ji Bingxuan, në Tiranë është zhvilluar mesditën e së premtes forumi “Ndërtimi i përbashkët i një brezi e një rruge”. E pranishme ishte dhe kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar, Arta Dade.

Në fjalën e tij Bingxuan shpjegoi dhe përmabajtjen e nismës “Një brez e një rrugë”, e cila nënkupton rikthimin e “rrugёs së mëndafshit” dhe rritjen e bashkëpunimit e përfitimeve nga 60 shtete të cilat preken prej saj.

Gjithashtu, ai u shpreh se pala kineze mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë nismë, e cila do të kushtojë mbi 21 trilionë dollarë dhe do të ndihmojë ndjeshëm në shkëmbimet ekonomike mes vendeve të Europës dhe të Azisë.

Më herët gjatë ditës, zyrtari kinez u prit në një takim nga presidenti i Republikës Bujar Nishani. Duke iu referuar miqësisë mes dy popujve, presidenti Nishani theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të kësaj miqësie dhe të dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, ku një rol të veçantë luan forcimi i bashkëpunimit kulturor.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0