Barbie, nga kukulla ikonë tek simboli i fuqizimit global - Business Magazine Albania

Barbie, nga kukulla ikonë tek simboli i fuqizimit global

Që prej debutimit të saj në vitin 1959, Barbie ka qenë më shumë sesa një lodër, ajo është një fenomen kulturor që ka kapur imagjinatën e miliona fëmijëve dhe të rriturve në mbarë botën. Por rruga e saj nuk ka qenë gjithmonë e lehtë: nga kritikat për promovimin e standarteve të pamundura të bukurisë, tek transformimi në një simbol modern të përfaqësimit, diversitetit dhe fuqizimit, Barbie ka shënuar një evolucion të jashtëzakonshëm në industrinë e lodrave dhe më gjerë.

Një fillim me filozofi të qartë

Ruth Handler, bashkë-themeluesja e Mattel, krijuese e Barbie, kishte një vizion të veçantë: ajo donte që përmes kukullës, vajzat të mund të imagjinonin se mund të bëheshin çfarëdo që dëshironin. “E gjithë filozofia ime për Barbie-n ishte që përmes saj, vajza e vogël mund të bëhej çdo gjë që dëshironte,” ka thënë Handler. Kjo ide revolucionare ndryshoi mënyrën sesi vajzat luanin, duke u ofruar role të ndryshme, nga modelet e modës te astronautët.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0