Investimet e sistemit bankar jashte vendit ne fund te muajit Shkurt te ketij viti kishin vleren e 293 miliarde lekeve ose pak me shume se dy miliarde euro.
Mbeshtetur ne te dhenat e Bankes se Shqiperise, pretendimet ndaj subjekteve joresidente jane rritur me rreth 6% krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Pretendimet ndaj jorezidenteve perfshijne investimet ne tituj borxhi te qeverive apo koorporatave te huaja, vendosje te valutes ne forme depozitash ne banka jashte vendit apo edhe huate per banka te tjera te huaja, kryesisht ne formen e transaksioneve brenda grupeve bankare shumekombeshe. Vendosjet dhe investimet jashte vendit perbejne nje ze mjaft te rendesishem ne bilance, me me shume se 20% te totalit te aktiveve te sistemit bankar shqiptar.
Ne paketen e masave per nxitjen e kreditimit, miratuar ne vitin 2013, Banka e Shqiperise tentoi te kufizonte nxjerrjen e parave jashte vendit, per t’i nxitur bankat te financojne me shume ekonomine e brendshme. Ne thelb, masat e Bankes se Shqiperise rrisnin kerkesen per kapital rregullator per parate qe bankat investojne ose japin hua jashte vendit. Sidoqofte, fakti qe ky ze eshte rritur tregon se qellimi i Bankes Qendrore eshte rritur pjeserisht.
Ne muajt e fundit, eshte kthyer shqetesimi se mosmarreveshjet mes Greqise dhe kreditoreve te saj europiane mund te turbullojne sistemin financiar grek dhe te percjellin efektet edhe ne vendet e tjera te rajonit. Ne statistikat zyrtare nuk ka te dhena te veçanta per ekspozimin e sistemit bankar shqiptar ndaj sektorit financiar ne Greqi, megjithate nuk besohet se ky ekspozim ka permasa te tilla qe te mund te shkaktoje probleme serioze per bankat shqiptare.
Megjithate, vendimi i Bankes se Shqiperise per te shtyre efektin e masave qe tentojne te kufizojne vendosjet e bankave jashte vendit deri ne fund te vitit 2015 duket se ka qene i nevojshem, jo vetem per te nxitur me shume kreditimin e ekonomise vendase, por edhe per te kufizuar marrjen e rreziqeve te jashtme, ne nje kohe kur ekonomia dhe tregjet financiare ne Europe ende nuk kane dale nga pasiguria.
Scan.tv
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.