Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzohen më tej pasi autoritetet iraniane paralajmëruan se bankat dhe institucionet financiare të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin do të konsiderohen tashmë objektiva të mundshëm në rajon.
Deklarata erdhi nga një zëdhënës i forcave të armatosura të Iranit, i cili reagoi pas një sulmi të pretenduar nga SHBA-të dhe Izraeli ndaj një prej bankave iraniane. Sipas tij, veprimi përbën një akt lufte që ndryshon rregullat e përballjes. “Me këtë akt të paligjshëm dhe të pazakontë lufte, armiku na ka dhënë dritën jeshile për të synuar qendrat financiare dhe bankat që i përkasin SHBA-së dhe regjimit sionist në rajon”, deklaroi zëdhënësi. Ai shtoi se SHBA-të duhet të presin “një hakmarrje të dhimbshme”, ndërsa paralajmëroi qytetarët që të qëndrojnë larg bankave në një rreze prej një kilometri nga objektet e tilla, pasi ato mund të kthehen në objektiva sulmi.
Lexo edhe: Lexo15min, platforma shqiptare që përmbledh librat më të rëndësishëm në vetëm 15 minuta!
Kompanitë teknologjike në listën e objektivave
Ndërkohë, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare, publikoi një listë të re të objektivave të mundshëm, duke përfshirë edhe kompani të mëdha teknologjike ndërkombëtare. Sipas deklaratës së publikuar, teknologjia e këtyre kompanive është përdorur në aplikime ushtarake, çka sipas autoriteteve iraniane i bën ato objektiva legjitime në një konflikt të zgjeruar të infrastrukturës. Në listën e përmendur nga raportimet përfshihen kompani të njohura si Google, Microsoft, Palantir, IBM, Nvidia dhe Oracle. “Ndërsa fushëveprimi i luftës zgjerohet në luftën e infrastrukturës, po ashtu zgjerohet edhe fushëveprimi i objektivave legjitime të Iranit”, thuhet në deklaratë.
Sulme ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit
Paralelisht me këto zhvillime, janë raportuar edhe incidente të reja në det pranë Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme detare për tregtinë globale të naftës. Sipas mediave të huaja një nga tre anijet e goditura rezulton që të jetë në pronësi greke. Anija “Star Gwyneth”, në pronësi greke, nuk pësoi dëme serioze dhe, sipas burimeve të besueshme, ekuipazhi i saj mbetet i sigurt.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto