Bankat e nivelit të dytë bëjnë zero komisionet për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës - Business Magazine Albania

Bankat e nivelit të dytë bëjnë zero komisionet për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës

Transfertat bankare

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), bën me dije se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri kanë vendosur të bëjnë zero komisionet për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës dhe/ose përfituesve,  qytetarë/individë dhe institucione shtetërore, të shtetit të Ukrainës.

Kjo masë lehtëson ata që do të duan të kontribuojnë me ndihma dhe donacione për institucionet shtetërore, organizata të tjera jo fitimprurëse dhe qytetarë apo grupe qytetarësh në nevojë për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga veprimet luftarake të Rusisë në Ukrainë.

Industria bankare, duke ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatës në Ukrainë, duke analizuar me kujdes efektet e mundshme që ky konflikt të ketë në ekonominë shqiptare, drejtpërdrejt apo nëpërmjet tregjeve të tjera, mbetet në solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës në të drejtën e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial.

Lexo: Si mund të duket një sulm kibernetik rus në SHBA dhe si mund të ndikojë tek ju

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0