Banka Qëndrore Evropiane “nuk përkulet” përpara inflacionit. Normat e interesit nuk do rriten për euron - Business Magazine Albania

Banka Qëndrore Evropiane “nuk përkulet” përpara inflacionit. Normat e interesit nuk do rriten për euron

Banka Qendrore Evropiane i mbajti të pandryshuara planet e saj stimuluese dhe normat e interesit, përballë inflacionit rekord, ndërsa lufta në Ukrainë zbehu pritshmëritë mbi ekonominë e eurozonës.

Duke u takuar për herë të dytë që nga nisja e luftës, këshilli drejtues i bankës prej 25 anëtarësh i qëndroi një plani që parashikon fundin e skemës së blerjes së bonove në tremujorin e tretë. ndërsa një rritje e normës së interesit do të vijë pak kohë më vonë pasi programi stimulues të përfundojë  tha Presidentja e BQE-së Christine Lagarde.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se kur ka një luftë, kur ka zhvillime të mëdha që nuk parashikohen që nuk janë pjesë e modeleve të së shkuarës, është tepër e vështirë ta integrosh atë se cfarë ke menduar në të vërtetë.”

Lexo edhe: Në Amerikë inflacioni arrin nivelin më të lartë në 40 vite

Deri më tani institucionet si Banka e Anglisë, Banka Qendrore Amerikane dhe Banka e Kanadasë kanë miratuar  rritjen e tyre të parë të normave të interesit si përgjigje ndaj rritjes së inflacionit.

Thirrjet që BQE-ja të ndjekë shembullin sa më shpejt të jetë e mundur nga brenda këshillit qeverisës janë bërë më të forta pasi rritja e çmimeve në eurozonë është rritur.

Inflacioni vjetor arriti në 7.5 përqind në mars, niveli më i lartë i regjistruar në  vitet e fundit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0