Banka Qëndrore e Rusisë rrit normat e interesit në 20% për të luftuar sanksionet perëndimore - Business Magazine Albania

Banka Qëndrore e Rusisë rrit normat e interesit në 20% për të luftuar sanksionet perëndimore

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën bazë të interesit nga 9.5 për qind në 20 për qind për të parandaluar rreziqet e inflacionit më të lartë, ndërsa zyrtarët po përpiqen që të ndalin pasojat nga sanksionet perëndimore.

Gjithashtu, Moska ka urdhëruar kompanitë që të shesin 80 për qind të të ardhurave të tyre në valutë të huaj.

“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, tha Banka Qendrore e Rusisë.

“Tregu kryesor i aksioneve do të qëndrojë i mbyllur gjatë gjithë të Hënës. Ende nuk është marrë një vendim nëse tregu do të hapet të Martën. Vendi po përballet me trazira të pashembullta ekonomike dhe financiare pas futjes së sanksioneve perëndimore në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës”, vijon njoftimi.

Lexo edhe: Konflikti në Ukrainë! Rritet nafta, bien bursat, rubla në pikiatë, pas sanksioneve ruse

Valuta e Rusisë ra në nivel rekord. Shtatë vendet më të industrializuara vendosën sanksione të ashpra financiare ndaj kësaj të fundit, për shkak të invazionit ushtarak të Ukrainës.

Rubla aktualisht po tregtohet me 114 kundrejt dollarit amerikan, krahasuar me 83.7 që ishte gjatë javës së kaluar.

Monedha ka humbur rreth 40% të vlerës së saj që nga fundi i tetorit, kur Rusia ka nisur të grumbullojë trupa në kufi me Ukrainën.

Në fundjavë, G7 ka bërë të ditur se do të sanksionojë Bankën Qendrore të Rusisë dhe do t’i përjashtojë disa nga institucionet e saj më të mëdha financiare nga Sistemi Botëror Bankar, i njohur si SWIFT.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0