Banka e Shqipërisë rrit aksesin në komunikim online përmes një faqeje të re

Banka e Shqipërisë rrit aksesin në komunikim online përmes një faqeje të re


Banka e Shqipërisë ka një faqe të re internet, më të aksesueshme për lexuesin e gjerë. Banka vëren se përmes kësaj faqeje, synon të përcjellë sa më qartë filozofinë e saj të komunikimit dhe t’i përshtatet sjelljes gjithnjë në ndryshim të përdoruesve dixhitalë.

Faqja e internetit në adresën www.bankofalbania.org përfaqëson një nga mjetet kryesore të komunikimit të Bankës së Shqipërisë me publikun e gjerë, ndaj i kemi kushtuar një rëndësi të veçantë cilësisë, paraqitjes vizuale dhe lehtësisë në përdorim.

Me një dizajn të ri, modern e më tërheqës, faqja që ju paraqesim sot është më e lehtë në përdorim, thuhet në njoftimin e BSH. Informacioni i ri, së bashku me gjithë informacionin e faqes së vjetër (njoftime dhe fjalime, botime, statistika, ligje dhe rregullore), vjen te publiku në një format të rikonceptuar.

Qëllimi i rikonceptimit të faqes sonë zyrtare është afrimi me publikun përmes:

Lehtësimit të përdorimit: faqja është konceptuar e tillë që nënrubrikat mund të aksesohen me një klikim, nëpërmjet shfaqjes së plotë të menusë kryesore.

Përmirësimit vizual:faqja ofron jo vetëm një përmirësim të përgjithshëm vizual, por edhe pasurim të rubrikave të ndryshme me foto cilësore të monedhave, kartëmonedhave, si dhe elemente të tjera të grafikës. Përmirësime të cilat synojnë ta bëjë faqen sa më tërheqëse për vizitorin.

Integrimit të funksionaliteteve të reja: kalendar i integruar, rezervim i vizitës në muze, infografikë, shkarkim i kursit të këmbimit në formate të ndryshme, lehtësi në aksesimin e serive kohore etj.

Përshtatjes për çdo lloj pajisje:versioni i ri i faqes është ndërtuar që t’i përgjigjet formatit të çdo lloj pajisjeje: smartphone, tablet dhe kompjuter.

Ofrimit të ndihmës ndaj vizitorit: në faqen kryesore janë shtuar pyetjet më të shpeshta, për të ndihmuar vizitorin lidhur me çështjet që ngrihen më shpesh nga publiku.

Integrimit të rrjeteve sociale– për të shtuar komunikimin dixhital, në faqen kryesore janë integruar rrjetet sociale në të cilat Banka e Shqipërisë ka llogari dhe ku pasqyron vazhdimisht aktivitetet e saj.

Me publikimin e faqes së re, Banka e Shqipërisë përmbush një nga objektivat kryesorë të strategjisë afatmesme të zhvillimit për periudhën 2018-2020, që synon rritjen e transparencës mbi veprimtarinë e saj përmes një komunikimi të hapur me publikun.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0