Banka e Shqipërisë: Pagesat me kartë regjistruan rritje në 2025, arrihet numri dhe vlera më e lartë historike - Business Magazine Albania

Banka e Shqipërisë: Pagesat me kartë regjistruan rritje në 2025, arrihet numri dhe vlera më e lartë historike

Pagesat me kartë bankare regjistruan rritje të fortë vitin e kaluar, duke arritur numrin dhe vlerën më të lartë historike. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2025 pagesat me kartë në terminalet POS arritën në 27.2 milionë, me një rritje prej 39% krahasuar me një vit më parë.

Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë vitin e kaluar arritën në 105.7 miliardë lekë, 27% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Gjithashtu, vitin e kaluar, për herë të parë numri i pagesave me kartë në terminale POS për herë parë kaloi numrin e tërheqjeve cash të parasë në bankomate.

Lexo edhe:Partnerët Shqipëri shpall thirrjen për pjesëmarrës në Akademinë e Sipërmarrjes Sociale në Shqipëri!

Pagesat me kartë në vitet e fundit janë nxitur sidomos nga shtimi i numrit të turistëve të huaj. Kërkesa e tyre për të paguar me kartë ka shtyrë një numër më të madh biznesesh të pranojnë këtë formë pagesash.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të vitit të kaluar arriti shifrën rekord prej në 31 260 njësi, në rritje me 28% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa numri i kartave bankare aktive të lëshuara nga sektori bankar shqiptar arriti në 1.65 milionë, në rritje me 9% krahasuar me një vit më parë.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0