Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normat e interesit: Inflacioni po ulet - Business Magazine Albania

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normat e interesit: Inflacioni po ulet

Ngadalësimi i inflacionit, ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve për produktet  energjetike i ka mbajtur normat e interesit të pandryshuara nga Banka e Shqipërisë në nivelin 3%.

Për kredimarrësit ky është një moment frymëmarrje, por rritja e pagave në vend dhe e kërkesës nga qytetarët për mallra e shërbime po sjell një presion të brendshëm për rritjen e çmimeve

“Në periudhat e ardhshme mund të kemi nevojë për të bërë një ndërhyrje në normalizimin e politikës monetare. Ne po e mbajmë situatën në vëzhgim. Sipas parashikimeve tona inflacioni do të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të 2024-ës.”-tha Sejko.

Lexo edhe: A i keni menduar pensionet private?! Ja si funksionon skema e tyre. Intervistë me Elvis Ponari

Guvernatori Sejko dha një koment edhe për zhvlerësimin e fortë të euros, ndërsa premtoi ndihmë për kompanitë eksportuese

“Janë prurje reale valutore në tregun tonë. Nuk do të ndërhyjmë në treg, sepse krijojmë një precedent të rrezikshëm. Kompanitë eksportuese nga krahu tjetër do t’i ndihmojmë me ekspertizën tonë që të nënshkruajnë kontrata me kurse fikse të këmbimit si dhe do t’i trajnojmë që të përballen më mirë me rreziqet që vijnë nga kursi.”-tha Sejko.

Ekonomia shqiptare nuk është pranë një rreziku recesioni si shumë homologe evropiane, por do të ketë një rritje me 2.6% sipas parashikimeve të institucioneve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0