Banka Botërore: Emigrantët si forcë pune globale, çfarë duhet të bëjë Shqipëria - Business Magazine Albania

Banka Botërore: Emigrantët si forcë pune globale, çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Banka Botërore publikoi raportin “Lëvizshmëria Ndërkombëtare si Strategji Zhvillimi”, duke propozuar një sistem gjithëpërfshirës migracioni, GlobAL, që i sheh emigrantët si një forcë pune globale për vendet e origjinës, duke përfshirë Shqipërinë. Raporti nënvizon se emigrantët shqiptarë mund të bëhen motor i zhvillimit ekonomik, duke kontribuar në tregun e punës, në transferimin e aftësive dhe në rritjen e investimeve në vend.

Në këtë kuadër BB rekomandon ndërtimin e sistemeve të integruara të të dhënave mbi emigrantët shqiptarë, duke ndjekur të gjithë ciklin migrator dhe jo vetëm momentet e veçanta. Një sistem i tillë do të lehtësonte menaxhimin e shërbimeve dhe politikave publike, duke shmangur mbledhjen e dyfishtë të informacionit dhe duke ofruar të dhëna të sakta për qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik.

Bashkëpunim i koordinuar në nivel vendi dhe rajoni

Raporti sugjeron forcimin e koordinimit ndërinstitucional mes ministrive dhe agjencive shqiptare, si dhe partneritete me sektorin privat, OJF-të, organizatat ndërkombëtare dhe diasporën. Bashkëpunimi me vendet pritëse është thelbësor për të ofruar shërbime gjithëpërfshirëse për emigrantët shqiptarë gjatë gjithë ciklit të migracionit.

Lexo edhe: Rritje e brishtë/ Sektoret tradicionale bien, shërbimet mbajnë në këmbë ekonominë

Banka rekomandon që shërbimet të mbulojnë të gjithë ciklin migrator: përgatitjen para nisjes, qëndrimin jashtë vendit dhe riintegrimin pas kthimit. Paketat e shërbimeve duhet të përshtaten sipas aftësive, përbërjes familjare dhe qëllimeve të emigrantëve, duke maksimizuar ndikimin e tyre në ekonominë vendase.

Po ashtu raporti sugjeron konsolidimin e të gjitha shërbimeve dhe procedurave në një portal të vetëm dixhital, si e-Albania, me standardizim të aplikimeve dhe dokumentacionit. Autentifikimi online, udhëzimet me inteligjencë artificiale dhe qasja “dixhitale së pari” do të thjeshtojnë proceset për emigrantët shqiptarë, duke ruajtur edhe mundësitë për shërbime fizike.

Banka nënvizon nevojën për staf të trajnuar dhe të mjaftueshëm në të gjitha pikat e ofrimit të shërbimeve për emigrantët shqiptarë. Investimet në programe trajnimi dhe anketa mbi emigrantët mund të rrisin eficiencën e shërbimeve, të zvogëlojnë paragjykimet dhe të rrisin mundësitë për punësim dhe integrim më të mirë në vend dhe jashtë tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0