Ballkani, çfarë vendi unik! - Business Magazine Albania

Ballkani, çfarë vendi unik!

Ballkani, çfarë vendi unik!
Nga Valer Pinderi

Në dy vitet e fundit, ndërsa kam qenë duke zgjeruar biznesin tim nga Shqipëria në të gjithë rajonin, kam filluar ta shoh si vendin më të veçantë në tokë.
Mendoni këtë: Unë jam në mes të mësimit se si të punoj me vende të ndryshme, dhe më bie ndërmend – pse të mos eksplorojmë historinë tonë për të kuptuar më mirë gjërat? Kështu, filloj të lexoj për Ballkanin në shekullin e 20-të, dhe waw, u habita!
Ky rajon ka qenë pjesë e disa nga perandorive më të mëdha në histori – Grekët e lashtë, Romakët, Maqedonasit dhe Osmanët. Por, kur erdhi fillimi i viteve 1900, duket sikur të gjithë filluan të luftojnë– për fe, flamuj kombëtarë, liderë, çfarëdo që ishte. Ndërkohë që pjesa tjetër e botës po përparonte, ne ishim të bllokuar në luftime ose përgatitje për luftime si Shqipëria me bunkerët. Dhe tani që ska më luftra, ja pjesa qesharake: pas të gjitha këtyre luftërave, njerëzit duan të largohen!

Lexo edhe:Rregulli i artë i përdorur nga Bill Gates, Jack Ma dhe Elon Musk

Është pak ironike, apo jo?
Por, gjithashtu më bëri të mendoj.
Përgjigja e vërtetë është kaq e qartë – të punojmë së bashku në vend që të luftojmë. Ne jemi si një familje e madhe, secili ndryshe por pjesë e të njëjtës histori. Pra, ja çfarë mendoj unë: Le të ndalojmë grindjet dhe të fillojmë të bashkëpunojmë. Kemi kaq shumë për të fituar duke u bashkuar. Është koha të tregojmë botës fuqinë e vërtetë të Ballkanit kur bashkohemi.
A jeni me mua?
Le të mos vendosim Ballkanin vetëm në hartë, por le të bëjmë që të jetë një vend për të cilin të gjithë flasin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0