Një i ri “i varur nga bimët” nga Kalifornia ka marrë pseudonimin “Babai i bimëve”, pasi harxhoi 5000 dollarë për të blerë më shumë se 200 lloje të ndryshme bimësh. Cyril Sontillano, 30 vjeç nga Monterey, pretendon se të jetosh me bimët është më e preferueshme se të jetosh me njerëzit, ku shtëpia e tij është transformuar në një oaz të gjelbër dhe të qetë falë kujdesit dhe vëmendjes së tij.

Interesimi i Cyril për botanikën është kthyer në një varësi, e cila nganjëherë mund të ndjehet e tepërt. Bimët tropikale, kaktuset dhe shumë lloje të ndryshme mbushin çdo cep të shtëpisë së tij, dhe koleksioni i tij po zgjerohet nga java në javë. Ky koleksion gjithnjë i lulëzuar përfshin tashmë 300 bimë në ambientet e brendshme dhe 70 bimë në natyrë, me Cyril që blen një ose dy bimë të reja çdo javë.

Sidoqoftë, të qenit ‘’baba’’ me kohë të plotë nuk është një detyrë e lehtë. Cyril kalon të paktën 30 minuta deri në një orë çdo ditë, në mënyrë rastësore, duke kontrolluar bimët e tij, ndërsa admiron rritjen dhe lulet e reja. Nofka ‘’Babai i bimëve’’ ka ardhur nga zakoni i Cyril për të dërguar fotografi të bimëve të tij, kur miqtë dhe familja e tij i dërgonin atij fotografi të fëmijëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.