Avantazhi ynë për të nisur mbarë. Kompanitë e vogla dhe investimi i ulët në teknologji - Business Magazine Albania

Avantazhi ynë për të nisur mbarë. Kompanitë e vogla dhe investimi i ulët në teknologji


Mund t’ju duket e habitshme, por disa mangësi të kompanive në Shqipëri, janë pikërisht një mundësi e mirë për ta. Flasim për investimin e ulët në teknologji dhe faktin se janë kompani të vogla. Në forumin e zhvilluar nga Microsoft në Tiranë, “E ardhmja është dixhitale” menaxheri i përgjithshëm i Microsoft për Shqipërinë, tha se industria e teknologjisë po ecën shpejt, deri në nivele të paparashikueshme.

Por nëse kompani të mëdha në vende të ndryshme të botës e kanë të vështirë të riinvestojë e të përshtaten me teknologji të reja, pasi kanë shpenzuar shumë në këtë drejtim, e janë struktura të mëdha që nuk mund të bëjnë ndryshime të shpejta brenda tyre, kompanitë në shqipëri apo rajon e kanë këtë mundësi. “Kur je i vogël, je më i lehtë, e rrjedhimisht mund të ecësh më shpejt, të ndryshosh veprimet më shpejt”, tha Vladi gjatë Forumit”.

Transformim dixhital nuk do të thotë thjeshtë inovacion në teknologji. Ajo kërkon që drejtuesit e biznesit të krijojnë një përfytytim të ri të modeleve aktuale të biznesi dhë të përqafojnë një mënyrë të re të bashkimit të njerëzve, të dhënave dhe të proceseve për të krijuar një vlerë te konsumatorët e tyre. Sfidat me të cilat po përballen sipërmarrjet në Shqipëri janë të njohura: lidhja me konsumatorin, fuqizimi i punonjësve, optimizimi i punës dhe transformimi i produktit. Me përfshirjen e nevojave të konsumatorit dhe pritshmëritë në këtë treg, teknologjitë e reja po ndryshojnë në mënyrë të shpejtë ritmin në industri dhe përshpejtimin e dinamikës së konkurencës, nevoja për të dixhitalizuar për të siguruar kohëzgjatjen e biznesit është e qartë.

Në forumin ku morën pjesë mbi 100 sipërmarrës e drejtues të kompanive të ndryshme në fushën e tekologjisë në Hotel Plaza, Menaxher i Përgjithëm i Microsoft Albania theksoi se, “ne nuk e dimë cili do të jetë dimensioni i asaj që do të vijë nesër. Ajo cfarë është e sigurit është përgatitja e vazhdueshme për të qenë të orientuar drejt konsumatorit”. Dixhitalizimi është një sfidë mbarëbotërore, ndaj Drejtori Menaxherial në shërbimet e konsulencës dixhitale në Microsoft, Oscar Goschl, theksoi se, “duhet të vrapojmë shumë për të qëndruar në vend”, duke kujtuar se mes 500 kompanive më të mëdha 30 vite më parë, i mbijetuan kohës vetëm 12% e tyre. Drejtori i “Deloitte” për Shqipërinë Maksim Caslli, theksoi se teknologjia është fusha në të cilën nje vend i vogël si Shqipëria, nuk mund të ketë kufinj. Ky sektor, sipas Casllit, vendos në të njëjtat kushte pune, e mundësi shitje, si një sipërmarrës shqiptar, edhe çdo sipërmarrës në vende të ndyshme të zhvilluara të botës. Mendësia e tregtisë në këtë rast sipas tij, duhet ndryshuar nga një mendësi lokale aktualisht në atë globale, një sfidë kjo për tregtarë e prodhues shqiptarë. Por, nëse mendoni se kompani të mëdha, si Microsoft, që avancojnë e diktojnë zgjedhje të reja, nuk kanë nevojë për konsulencën apo idetë e “të vegjëlve” gaboheni. Përfaqësues të kësaj kompanie tregojnë se në interes për të ecur vazhdimisht përpara, janë të vëmendshëm ndaj opinioneve të çdo punonjësi mbi mënyrat e zhvillimit, apo ndonjë konsulenti tjetër, që platformën e përdor për shitblerje produktesh, por që i kujton Microsoft, apo edhe kompanive të tjera të mëdha, se përtej numrit të klientit, mbeten të gjitha ato ndjesi që e bëjnë klientin të vendosë në blerje.
e tillë është Aimee Holand, e cila bashkëpunon tashmë me Microsoft Albania. Përkrah vlerave të ulëta të investimit në fushën e teknologjisë, kompanitë shqiptare përballen edhe me një hendek të madh në burimet njerëzore. Anëtarë të Forumit kërkuan mbështetjen e programeve në rritjen e formimit në fushën e tekonologjisë së informacionit, për të krijuar një mundësi pa kufinj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0