Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor do të nisë të gjitha shërbimet e saj në sportele duke nisur nga 14 Maji.
Në njoftimet e saj, ndërkohë drejtoria a bërë të ditur se autoshkollat do të hapen në dy faza.
“Aktiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për Leje Drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë do të rihapet me dy faza ka njoftuar DPSHTRR.
Nga 11 Maji rinisin regjistrimet e reja, riçelet aktiviteti ekonomik për kursantët e rinj që presin prej 2 muajve! Prioritet masave, distancave mbi 1.5 m dhe higjienës në teori, sikurse seancave online!
Lexo: Pikat e riparimit të automjeteve, nën lupën e Shërbimit të Transportit Rrugor
Nga 18 Maji nis edhe instruksioni në rrugë, ku nuk do të lejohet mbi 1 praktikant në kabinë, përveç rasteve kur janë familjarë! Të gjithë duhet të pajisen me maska, doreza, matje temperature e dezinfektant.
Njësia Operacionale Anti-Covid do të monitorojë hap pas hapi zbatimin e protokolleve të posaçme të sektorit të kualifikimeve për Leje Drejtimi!
Kursantëve që iu është ndërprerë kursi i teorisë/praktikës për shkak të mbylljes së aktivitetit në 13 Mars, procesi mësimor do vijojë aty ku është ndërprerë.
Autoshkollat duhet të koordinohen paraprakisht me drejtoritë rajonale për të shmangur tejkalimin e kapaciteteve të lejuara për testim konform protokolleve të masave të sigurisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.