Autoshkolla, aplikacioni i parë që ka digjitalizuar literaturën e lejedrejtimit

Autoshkolla, aplikacioni i parë që ka digjitalizuar literaturën e lejedrejtimit


Autoshkolla është aplikacioni i parë në Shqipëri, që ka dixhitalizuar literaturën për përgatitjen e lejedrejtimit. Literatura është marrë nga libri zyrtar “Manual i drejtuesit të mjetit” (për lejedrejtimi të kategorisë B) nga Demir Osmani dhe Shkëlqim Gruda.

Ky aplikacion përmban kategori të ndryshme si nocione, teste, video, ilustrime, lojra, rregulla të komunikacionit, procedurat për regjistrimin për patentèn e shoferit dhe informacione të ndryshme e të nevojshme. Qëllimi i aplikacionit është që të lehtësojë procesin e mësimit për lejedrejtimin, duke lehtësuar qasjen në aplikacion dhe informacion.

Për BusinessMag, Herolind Sopjani (themeluesi i aplikacionit) thotë se autoshkolla ofron mënyra të ndryshme për t’u përgatitur për testin teorik për patentën. Me mbi 150 teste, Autoshkolla ofron mundësinë që kandidatët të praktikojnë dhe të perfeksionojnë njohuritë për patent shofer. Gjithashtu me një literaturë të gjerë me opsione të ndryshme që ofrojnë nocione të shumëllojshme, informacione mbi sinjalizimet horizontale dhe vertikale, shenja të ndryshme, rregullat e trafikut etj., Autoshkolla ofron mundësinë që te keni akses në informacion në çfarëdo vendi dhe kohe.

Platforma Autoshkolla ofrohet në dy versione, në website si dhe aplikacion, dhe të dy format janë pa pagesë me qëllim të fuqizimit të shoferëve të ri. Fokusi i Autoshkolla fillimisht është që të tërheqë sa ma shumë të rinj, që tani e tutje të kenë mundësinë të mësojnë edhe nga telefoni i tyre dhe jo vetëm nga librat.

“Në platformat tona si Facebook ne krijojmë përmbajtje me pyetje, informacione, në mënyrë që edhe ata të cilët janë të pajisur me leje drejtimi të rikujtojnë disa detaje që mund të harrohen”, thotë ai për BusinessMag.al.

Lexo: Turboo.al, aplikacioni inovator i tregut shqiptar

Fillimisht ideja drejt autoshkollës si aplikacion është implementuar në Kosovë dhe është në një pikë të madhe të zhvillimit të saj, ku rreth +250,000 përdorues, mesatarisht +29,000 përdorues aktiv në muaj. Impakti pozitiv që pati ky alpikacion, komentet pozitive etj… kanë qenë shtysa e e krijimit të një aplikacioni të tillë. Aktualisht në Shqipëri ky aplikacion ka përafërsisht +3000 përdorues aktiv çdo muaj.

“Ne jemi të fokusuar që në çdo aspekt aplikacioni të jetë sa më atraktiv dhe kemi krijuar edhe mundësinë e mësimit përmes lojës. Duke ofruar pyetjet nga testet e patent shoferit por me kohë dhe rregulla të caktuara”.

Në përgjithësi Autoshkolla është aktive në ngjarjet e ndryshme, prandaj zhvillimi i një platforme të tillë, është mirëpritur nga një numër i madh i njerëzve për shkak të vlerës që ata përfitojnë përmes aplikacionit. Dizajni unik i hartuar ndihmon qasje të shpejtë në secilën pjesë të aplikacionit dhe webfaqes. Navigim intuitiv dhe i lehtë ndihmojnë për të kaluar nga një faqe në tjetrën për të arritur në destinacion të kërkuar.

Aplikacioni është pa pagesë për të dy platformat mobile iOS dhe Android: https://www.autoshkolla-ks.com/teste

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0