Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimet për OSHEE-në

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimet për OSHEE-në


Autoriteti i Konkurrencës vendosi të mbyllë hetimin e thelluar për tenderat e blerjes së energjisë nga OSHEE, duke mos gjetur prova për abuzime apo marrëveshje të fshehta.

Hetimet për tenderat e energjisë u nisën pas denoncimeve të një kompanie private, e cila u ankua në Autoritetin e Konkurrencës për marrëveshje mes tregtarëve të energjisë dhe OSHEE-së për të fiksuar çmime të larta në dëm të konsumatorëve.

Autoriteti deklaroi se shqyrtoi edhe raportin e KLSH-së për tenderat e operatorit, por edhe aty nuk gjeti prova për bashkëpunim mes tregtarëve dhe kompanisë së shpërndarjes, duke vendosur kështu të mbyllë përfundimisht hetimin.

 

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0