Autoritetet shqiptare nisin hetimet për "Panama Papers" shqiptare - Business Magazine Albania

Autoritetet shqiptare nisin hetimet për “Panama Papers” shqiptare


Shpërthimi i skandalit “Panama Papers” dhe dalja në dritë e dokumentave që zbulojnë përfshirjen e individëve dhe kompanive nga Shqipëria kanë vënë në lëvizje institucionet përgjegjëse.

Burime konfidencale i thanë Top Channel se Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Paravë ka nisur hetime intensive dhe është duke shkëmbyer informacione jo vetëm me organet vendase të zbatimit të ligjit, por edhe me institucionet homologe ndërkombëtare.

Në dokumentat e “Panama Papers” rezulton se nga Shqipëria janë të përfshira 2 kompani, 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh. Njëra prej kompanive tashmë e zbuluar është GFI, shoqëria që ka konçesionin e markimit të karburanteve.

Emrat e tjerë pritet të publikohen gjatë muajve në vijim. Burime nga Drejtoria kundër Pastrimit Parave thonë se çdo individ apo kompani shqiptare e përfshirë do të kalojë në sitën e hetimit për veprën e pastrimit të parave.

Sipas këtyre burimeve, në fokus të hetimeve do të jenë veprimet bankare të kryera nga këto kompani dhe individë, por edhe aktiviteti i tyre financiar. Parajsat fiskale kanë qenë gjithmonë nën vëzghimin e veçantë të organeve që hetojnë krimet financiare.

Por skandali i fundit “Panama Papers” ka vënë në lëvizje thuajse të koordinuar të gjitha agjencitë botërore kundër pastrimit të parave, luftës kundër evazionit dhe njësitë antikorrupsion.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan zyrtarisht nisjen e procedimit penal për 200 shtetasit amerikanë emrat e të cilëve figurojnë në dokumentat e “Panama Papers”, ndërkohë që agjencitë e taksave në Spanjë, Kanada dhe Britani i kanë kërkuar gazetarëve që disponojnë dokumentat t’u vënë në dispozion listën e plotë të individëve dhe kompanive që vijnë nga këto vende.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0