Automjetet elektrike janë në krye të agjendës së kryebashkiakëve amerikanë - Business Magazine Albania

Automjetet elektrike janë në krye të agjendës së kryebashkiakëve amerikanë

Automjetet elektrike janë vënë në krye të agjendave klimatike të kryebashkiakëve të SHBA-së, sipas një sondazhi të ri nga Konferenca e Kryetarëve të Bashkive në SHBA. Më shumë se gjysma e 103 kryebashkiakëve të anketuar i quajtën ato teknologjinë më premtuese për reduktimin e energjisë dhe karbonit, ndërsa pothuajse po aq përmendën ndërtesat me energji eficente si një teknologji të rëndësishme.

Gjetjet tregojnë rritje të interesit midis drejtuesve të qytetit për automjetet me emetim zero, duke pasqyruar theksin e Presidentit Joe Biden për automjetet elektrike në politikat e tij klimatike. Në një studim të ngjashëm të vitit 2016, vetëm një e katërta e kryebashkiakëve përmendën automjetet elektrike si prioritetin më të rëndësishëm.

Lexo edhe: Ford dhe Rivian anullojnë planin për të zhvilluar së bashku një makinë elektrike

Teknologji të tjera që drejtuesit e qytetit planifikojnë t’i japin prioritet përfshijnë energjinë diellore dhe LED ose ndriçim tjetër me efikasitet energjetik. Rreth 70% e kryetarëve të bashkive identifikuan fushat kryesore ku ata planifikojnë të përmirësojnë efikasitetin dhe të reduktojnë konsumin si investimi në ndërtesa publike dhe ndryshimi i burimeve të energjisë. Transporti publik, nga ana tjetër, u quajt objektivi kryesor nga vetëm 28% e kryebashkiakëve. Kjo pasqyron një theks të ngjashëm te makinave elektrike mbi tranzitin publik në konferencën e fundit COP26, pavarësisht paralajmërimeve se rritja e përdorimit të transitit publik do të jetë çelësi për arritjen e objektivave të emetimeve.

Në sondazh, kryetarët e bashkive thanë me shumicë dërrmuese se sfida më e madhe për përmirësimet e efiçencës së energjisë është kostoja, duke përfshirë kufizimet e buxhetit vendor, financimin e kufizuar shtetëror dhe federal dhe kostot e larta fillestare për infrastrukturën. Në të kundërt, vetëm 4% e kryetarëve të bashkive thanë se mungesa e mbështetjes publike ishte një pengesë.

Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0